Aventura e Romelu Lukakut te Roma mund të përfundojë vetëm pas një viti qëndrimi në kryeqytetin italian.
Në fakt sulmuesi belg është i huazuar te Roma deri në verë dhe Giallorosët nuk kanë blerjen obligative dhe duhet të bindin Chelsean me një ofertë dhe vet futbollistin me një pagë të lartë.
Ditë më parë Roma luajti një miqësore në Arabinë SAudite, derisa Lukaku deklaroi se Superliga arabe brenda disa viteve mund të jetë ndër më të fortat në botë.
Kjo deklaratë e tij u pa si një sinjal për klubet arabe të cilat e kërkuar edhe në verë sulmuesin belg.
Calciomercato ka raportuar se Al-Hilal është gati t’i ofrojë Lukakut një kontratë dy vjeçare me një pagë të ëndrrave për belgut.
Klubi arab është gati t’i ofrojë 60 milionë euro neto për dy vite pagë Lukakut, pagë që është shumë herë më e lartë se 7,5 milionë euro që fiton ai te Roma.
Nga ana tjetër Chelsea nuk e ka problem ta lejoj të largohet belgun pasi për largimin e tij kërkon 43 milionë euro.
Te Roma duan ta mbajnë sulmuesin e tyre më të mirë, por tani janë në vështirësi pasi nuk mund të konkurrojnë me klubin arab sa i përket pagës së lojtarit.
30-vjeçari këtë edicion në 26 ndeshje zyrtare me fanellën e Romës ka realizuar 15 gola derisa ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas autoriteteve janë arrestuar…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia…
Një fëmijë është shoqëruar në komisariat pas protestës kombëtare të PD. Mësohet se i ndaluari nga policia quhet Romeo Kora.…
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me…
Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato…