Categories: sport

Lukaku i thur elozhe CR7 në prag të Belgjikë-Portugali: I kam zili gjuajtjen dhe driblimin

Një nga ndeshjet më entuziazmuese të Euro 2020 në këtë fazë të turneut do të jetë padyshim ajo mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Sulmuesit kanë qenë rivalë në distancë në Itali, për të fituar titullin e golashënuesit që i shkoi portugezit, ndërsa belgu krenohet me atë të kampionit të Serisë A.

Vetë Lukaku ka folur në konferencën e sotme për shtyp për këtë duel në distancë mes të dy lojtarëve, që do ta shohin përsëri njëri-tjetrin si rivalë, por për një objektiv më prestigjioz.

“Ai fitoi titullin e golashënuesit, por unë atë të kampionatit. Ishte shumë e rëndësishme të fitohej ai titull dhe ishte objektivi im. Kristianos i kam zili gjuajtjen dhe driblimin. Ndërsa mendoj se ai ka zili forcën time dhe shënjestrën. Gjithashtu, edhe lojën e skuadrës që bëjmë ne”, theksoi Lukaku, i cili tregoi se çdo sfidë e merrte si motivim për t’u përmirësuar.

“Kur kritikët flitnin për Levandovskin e Benzema, flisnin gjithmonë për sulmues të nivelit botëror. Ndërsa unë përshkruhesha si sulmues i mirë. Ky ishte një motivim më shumë që të punoja dhe përmirësohesha. Tani mendoj se jam në listën e sulmuesve më të mirë. Më pëlqejnë provokimet, di si t’i përballoj. Kam mësuar që të gjuaj penalltitë, të mos mendoj shumë dhe të mos shpërqendrohem nga portieri. Duhet të jesh i përqendruar dhe të gjuash mirë topin, kaq. Por nuk besoj se do të ketë penallti në këtë ndeshje”, tha Lukaku.

“Unë kam gjithmonë nevojë për një shtysë që të jap më të mirën, kam nevojë të kem konkurrencë. Kur dëgjoj që dikush është më i mirë se unë, atëherë stërvitem më fort. Dëshiroja të fitoja titullin me Interin, më ka shumëfishuar motivimin. Tani dua të fitoj me Belgjikën, që të pëmirësohem edhe më shumë”, tha Lukaku.

 

 

 

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

15 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

28 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

45 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

51 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

2 hours ago