Romelu Lukaku duket të jetë penduar për lëvizjen e bujshme në verë në drejtim të Londrës, ku zgjodhi të vazhdonte karrierën me skuadrën e Chelsea.
Sulmuesi belg mesa duket nuk i ka bërë mirë llogaritë me skemat e trajnerit Thomas Tuchel teksa në këtë sezon ia ka dalë të shënojë vetëm pesë gola.
None found
Në një intervistë të fundit për Sky Sports, 28-vjeçari ka bërë disa deklarata shumë të bujshme që mund të shkaktojnë “rrëmujë” në merkato, ndërsa sulmuesi thekson se shpreson për një rikthim te Inter.
“Fizikisht jam shumë mirë, por nuk jam i lumtur me situatën te Chelsea. Tuchel ka vendosur të luajë me një tjetër sistem, por unë nuk dorëzohem. Jam një profesionist edhe pse nuk jam aspak i lumtur për momentin.
Mendoj se gjithçka ndodhi në verë, nuk duhej të ndodhte në atë mënyrë. Mënyra si lashë Interin, përshëndetja me tifozët. Kjo më shqetëson shumë sepse nuk ishte koha e duhur, tani është momenti për të folur për ndjenjat e mia.
E kam thënë gjithnjë se e kam Interin në zemër, e di që do të rikthehem aty. Shpresoj që kjo të ndodhë sepse jam i dashuruar me Italinë, tani është momenti i duhur për të folur dhe për të bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë ndodhi.
Dua me të vërtetë t’i kërkoj falje tifozëve të Inter, koha kur unë fola ishte e gabuar. Ajo që keni bërë për mua dhe familjen time nuk do të mund ta harroj kurrë”, shprehet Lukaku që hap kështu shumë skenarë.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…