Categories: sport

Luka Modric sfidon moshën, 40-vjeçari kroat gati t’i pengojë Anglisë rrugën në Kupën e Botës

Luka Modric vijon të tregojë se koha nuk e ka zbehur aspak. Edhe pse 40 vjeç, kapiteni i Kroacisë mbetet figura qendrore e përfaqësueses dhe përgatitet të udhëheqë skuadrën në duelin e madh kundër Anglisë në Kupën e Botës.

Ndërsa Kroacia bëhet gati për këtë përballje, Modric vazhdon të jetë truri dhe zemra e ekipit. Në këtë moshë, ai ende paraqitet në nivele të larta dhe konfirmon se vitet për të janë thjesht një shifër.

Të lidhura

None found

Përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2018, një pjesë e madhe e mediave angleze kishte ngritur dyshime mbi gjendjen fizike të kroatëve, duke nënvizuar se skuadra e Zlatko Daliçit kishte zhvilluar dy takime rresht me kohë shtesë.

Këto komente, megjithatë, shërbyen si shtysë për Modricin dhe shokët e tij të ekipit. Kroacia arriti të përmbysë Anglinë dhe triumfoi 2-1 pas vazhdimeve, duke prerë biletën për finalen historike të atij turneu.

“Dëshmuam se gjithçka që thuhej ishte e gabuar, veçanërisht nga gazetarët dhe komentatorët anglezë. Ata na nënvlerësuan dhe ky ishte një gabim i madh”, kishte deklaruar Modric pas ndeshjes.

Shumë vetë besuan se Kampionati Evropian 2024 do të shënonte daljen e fundit të Modricit me fanellën e Kroacisë.

Ylli i mesfushës realizoi kundër Italisë në ndeshjen vendimtare të grupit, por goli i vonshëm i Mattia Zaccagnit në minutën e 98-të i eliminoi kroatët dhe i dha fund rrugëtimit të tyre evropian.

Imazhet e Modricit teksa merrte çmimin e lojtarit të ndeshjes me një vështrim të dëshpëruar emocionuan tifozë në mbarë botën, të cilët nuk dëshironin që rrugëtimi i tij me kombëtaren të përfundonte në atë formë.

Pas daljes nga Euro 2024, gazetari italian Francesco Repice e falënderoi publikisht Modricin për gjithçka që kishte dhënë për futbollin dhe i bëri thirrje të mos tërhiqej kurrë.

“Do të doja të luaja përgjithmonë, por një ditë do të vijë momenti kur duhet t’i var këpucët në gozhdë. Për momentin do të vazhdoj të luaj, por nuk e di edhe për sa kohë”, ishte përgjigjur kroati.

Dy vjet më pas, Modric vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror.

Pas 13 sezoneve të pasura me trofe te Real Madridi, verën e kaluar ai u transferua te Milani. Jo pak analistë vunë në dyshim nëse veterani kroat kishte ende fuqinë për të bërë diferencën në nivelin më të lartë.

Por ai ua mbylli gojën kritikëve me paraqitje të shkëlqyera, duke u kthyer në një prej liderëve të skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Edhe mesfushori italian Samuele Ricci, që garoi me Modricin për një vend në formacion, foli me superlativa për të.

“Ai është lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, deklaroi Ricci, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e kroatit.

Nëse Anglia dëshiron ta kalojë Kroacinë, do t’i duhet të gjejë mënyrën për të frenuar lojtarin që vazhdon të sfidojë çdo parashikim dhe të lërë gjurmë në historinë e futbollit botëror.

të fundit

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

8 minutes ago

5 tregues se dikush nuk ju pëlqen në heshtje: Buzëqeshja mund ta maskojë, por sjellja e zbulon

Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…

9 minutes ago

Të shtëna në një dyqan në Kaliforni, humb jetën 31-vjeçarja shtatzënë dhe plagosen gjashtë persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

20 minutes ago