sport

Luis Suarez në bisedime me Monzan

Sipas “Sportitalia”, Monza ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Luis Suarez si lojtar i lirë.

Skuadra e sapopromovuar në Serie-A është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri dhe raportet në Itali e kanë lidhur klubin e Silvio Berlusconit me sulmues të mëdhenj si Mauro Icardi, Paulo Dybala, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.

Të lidhura

None found

Drejtori i klubit Adriano Galliani raportohet se ka kontaktuar drejtpërdrejt me uruguaianin, duke i ofruar atij një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit, përcjellë KosovaPress.

Suarez iu afrua Juventusit në verën e vitit 2020, por bardhezinjtë iu drejtuan Alvaro Moratas përpara fillimit të hetimeve mbi parregullsitë e supozuara në testin e nënshtetësisë italiane të Suarez.

Suarez është në dispozicion si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin. 35-vjeçari thuhet se ka refuzuar një ofertë nga River Plate dhe po shqyrton propozimin e Gallianit.

Monza ka ecur me shpejtësi me transferime, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e Alessio Cragno, Andrea Carboni, Stefano Sensi, Matteo Pessina, Andrea Ranocchia dhe Samuele Birindelli.

të fundit

Shqipëria shënon rënie 4% të nxënësve të arsimit fillor, shumë mbi nivelin e BE-së

Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të…

3 minutes ago

Tomë Gashi kritikon bllokadën institucionale: Shteti nuk u votua për t’u paralizuar

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me bllokadën institucionale në Kosovë, duke iu drejtuar deputetëve që nuk po marrin pjesë…

8 minutes ago

Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, shembet një godinë një katëshe! Detajet e para

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim ka ndodhur në zonën e Brrylit te një pikë karburanti ‘Eida’. Burime bëjnë…

10 minutes ago

Përshkallëzohet përplasja SHBA-Iran: pesë cisterna iraniane goditen, Teherani sulmon bazën amerikane në Jordani

Përshkallëzohet konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Forcat amerikane kanë goditur pesë cisterna nafte iraniane, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me raketa…

11 minutes ago

Sot dita e 102 e revoltës qytetare: Rama jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike hyn sot në ditën e 102-të. Qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në…

16 minutes ago

Kuvendi i Kosovës rifillon sot përpjekjet për konstituim pas bllokadës

Kuvendi i Kosovës pritet të rifillojë sot procesin e konstituimit, pas më shumë se një muaji bllokadë institucionale. Seanca e…

19 minutes ago