Mundësia e rikthimit të Luis Suarezit në kombëtaren e Uruguait është lënë e hapur nga Diego Forlan. Sulmuesi legjendar nuk ka luajtur për përfaqësuesen që prej Copa America 2024.
None found
Paraqitja e fundit e 39-vjeçarit me fanellën e Uruguait ishte pikërisht në turneun e vitit 2024, të cilin skuadra e mbylli në vendin e tretë.
Me 69 realizime, Suarezi kryeson renditjen historike të golashënuesve të kombëtares uruguaiane. Pas tij ndodhen Edinson Cavani me 58 gola dhe Diego Forlan me 36.
Suarezi dhe Forlan kanë qenë bashkë në fushë gjatë një prej etapave më të lavdishme të futbollit të Uruguait. Ata ndihmuan kombëtaren të renditej e katërta në Kupën e Botës 2010, ndërsa një vit më pas triumfuan në Copa American 2011.
Forlan u shpall gjithashtu fitues i Topit të Artë në Botërorin 2010. Ai realizoi pesë gola dhe u rendit mes golashënuesve më të mirë të atij kompeticioni.
Pas fushatës zhgënjyese të Uruguait në Kupën e Botës nën drejtimin e Marcelo Bielsa, Forlan ka marrë përkohësisht postin e trajnerit. Ai ka bërë të qartë se nuk e përjashton mundësinë që Suarezi të bëhet sërish pjesë e skuadrës.
“Kam shumë besim tek Luis dhe një respekt të jashtëzakonshëm për të”, u shpreh Forlan.
“Përse jo, nëse mund të përzgjidhet dhe kemi mundësinë të afrojmë një futbollist si ai, që shënon, zotëron përvojë dhe e dëshmon këtë nga java në javë?”.
“Këtë do ta vlerësojmë më vonë. Askush nuk mund ta vërë në diskutim atë që përfaqëson Luis”, përfundoi ai.
Forlan do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë si drejtues i Uruguait kundër Japonisë më 24 shtator. Gjatë grumbullimit të shtator-tetorit, uruguaianët do të luajnë edhe përballë Koresë së Jugut.
Në anën tjetër, Suarezi vijon paraqitjet e shkëlqyera në MLS, ku këtë vit numëron 10 gola në 14 ndeshje. Sulmuesi ka deklaruar më herët se është i gatshëm të kthehet në Kombëtare për sfidat e ardhshme.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…