PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Trajneri i Parisit, Luis Enrique, ka folur në një konferencë për shtyp shtyp në prag të ndeshjes së parë të planifikuar për të martën në mbrëmje në Londër:
“Janë gjysmëfinalet e Champions League, dy ndeshje mes dy skuadrave që kanë të njëjtin objektiv, dy kundërshtarë që duan të bëjnë më mirë. Çelësi do të jetë menaxhimi i presingut. Do të duhet të menaxhojmë gjithçka në mënyrën më të mirë, do të jetë shumë e rëndësishme”.
“Arsenali? Në fund të fundit, ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me trajnerin e tyre prej disa vitesh. Të gjithë e meritojmë të jemi këtu. Më pëlqen më shumë skuadra ime, prandaj jam këtu. Disa preferojnë Parisin, të tjerë Arsenalin, është pjesë e jetës”.
“Arsenali dhe PSG janë të ngjashëm. Një ekip i aftë për të sulmuar dhe mbrojtur të gjithë së bashku. A është Arsenali skuadra më e mirë me të cilën jemi përballur? Nuk e di, është e vështirë të thuhet. Megjithatë, ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, kjo është shumë e sigurt”.
Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as…
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana”…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para…
Dy persona janë arrestuar në Ksamil, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre. Sipas Policisë,…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin…
Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e tij private…