Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, nuk pranoi të bëjë krahasime mes talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe Lionel Messit, përpara duelit të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve.
None found
Spanjolli, i cili ka drejtuar më herët Barcelonën dhe e ka udhëhequr skuadrën katalanase drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2015, e çmoi paraqitjen e Yamalit. Megjithatë, ai nënvizoi se Messi qëndron në një nivel të paarritshëm.
“Nuk mund të krahasosh asnjë futbollist me Messin. Ai është më i miri në historinë e këtij sporti”, deklaroi Enrique.
Sipas trajnerit të PSG-së, një nga cilësitë më të rëndësishme të Yamalit është përpjekja për të krijuar rrugën e vet, pa synuar të kopjojë legjendën argjentinase.
“Lamine po bën shumë mirë sepse kërkon të jetë vetvetja, pra Lamine Yamal. Ai dëshiron të arrijë versionin më të mirë të vetes dhe është një lojtar shumë inteligjent”, u shpreh ai.
Barcelona do të zbarkojë në Paris pas një starti të jashtëzakonshëm të sezonit, me 11 fitore në po aq ndeshje në të gjitha kompeticionet. Yamal ka qenë një prej figurave kryesore të repartit sulmues të ekipit të Hansi Flickut.
PSG-ja, që mban titullin e kampiones në fuqi të Evropës, e ka nisur gjithashtu në mënyrë pozitive fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, duke marrë dy fitore në dy takimet e para.
Pas një periudhe të shkurtër lëvizjesh të shpërndara, protestuesit janë rigrupuar sërish në zonën e Parkut Rinia dhe afër bulevardit…
Seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci u shty, pasi që prokurori i rastit, Bekim Kodraliu…
Bartësi i listës shqiptare në Luginën e Preshevës, Shaip Kamberi, ka kritikuar klasën politike në Serbi, duke thënë se politikanët…
VoraTriumfi 4-1 përballë Partizanit mund të quhet edhe ndjesi “çlirimi” për Vorën e cila theu edhe ecurinë prej 5 ndeshjesh…
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e…
Baton Zabërgja ka realizuar golin e gjashtë këtë edicion në Superligën e Ukrainës, duke vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën…