sport

Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal”

Paris Saint-Germain po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Luis Enriques. Ekipi francez jo vetëm që ka fituar titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve, por tani konsiderohet favorit kryesor për triumfin edhe në Kupën e Botës për Klube.

Fitorja mbresëlënëse 4-0 ndaj Atlético Madridit është një tjetër dëshmi e fuqisë së PSG-së në edicionin 2024/25.

Ndër ata që kanë lavdëruar suksesin e teknikut spanjoll është edhe Christophe Dugarry, ish-kampion bote dhe evropian me Francën dhe ish-lojtar i Barcelonës.

Në një intervistë për RMC Sport, ai u shpreh: ”Sot, pa dyshim, ai është trajneri më i mirë në botë. Kur fiton dy Liga të Kampionëve, duhet ta pranosh këtë”.

Dugarry thekson se Luis Enrique ka hyrë në një rreth elitar trajnerësh që kanë fituar trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve me dy klube të ndryshme, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Përkundër kësaj lavdie, Dugarry nuk kurseu edhe një kritikë të lehtë për stilin e lojës së Enriques: “E vetmja pengesë është se nuk ka një stil origjinal. Fillimisht ai thjesht kopjoi stilin e Barcelonës, edhe pse sot ai e ka përmirësuar shumë atë qasje”.

Pavarësisht kësaj vërejtjeje, Dugarry mbetet i impresionuar nga puna e Enrique, sidomos në muajt e fundit në “Parc des Princes”, ndërsa mbetet i bindur se PSG do të dominojë për shumë vite.

“Jam më i prekur nga ajo që ka bërë te PSG këto gjashtë muajt e fundit sesa nga ajo që ka arritur te Barça. Ajo që po ndodh është vërtet mbresëlënëse.”

“Po dëshmojmë një mbretërim të vërtetë të PSG-së, një klub me burime të pakufizuara. Nuk e shoh se si kjo mund të ndryshojë së shpejti”, deklaroi francezi.

PSG ka fituar shtatë nga tetë edicionet e fundit të Ligue 1 dhe me Luis Enrique në krye, ambiciet e klubit nuk kanë kufij.

Tags: Luis Enrique

të fundit

Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni…

31 minutes ago

Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët…

43 minutes ago

Ukraina riatdheson 1,000 trupa në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë

Ukraina ka riatdhesuar 1,000 trupa të saj bazuar në një marrëveshje të arritur me Rusinë në Stamboll, njoftoi më 17…

60 minutes ago

Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb

Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas…

1 hour ago

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një…

1 hour ago

I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues…

2 hours ago