E diela e Abissnet Superiores nis me Tiranën që zbret në fushë në orën 13:45 përballë Egnatias së ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar. Bardheblutë e Orges Shehit në kërkim të konfirmimit e madje dhe progresit pas startit me fitoren 4-2 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e parë, ku nuk munguan sinjalet shpresëdhënëse për një Tiranë pretendente për t’u rikthyer në fronin e futbollit shqiptar. Përballë korçarëve ishte një fitore e “gatuar” në pjesën e dytë, me Tiranën që shënoi 3 gola, dhe trajneri mund të paraqesë një skuadër ndryshe , me Tolin dhe Najdovskin që pasi dhanë sinjale pozitive duke u futur nga stoli këtë herë rrisin kuotat për të qenë titullarë në vend të Toshevskit dhe Behiratche.
Në portë përvijohet rikthimi i Visar Bekajt, një garanci më shumë mes shtyllave. Egnatia ndërkohë në sfidën debutuese mori konfirmimin se misioni në elitë do të jetë i vështirë me humbjen 3-1 ndaj Kukësit, dhe trajneri Magani që kulmin e karrierës si teknik e ka patur pikërisht te Tiranë e di se në Selman Stërmasi do të jetë para një prove të fortë. Gjithsesi premisat për të bërë mirë për skuadrën e Rrogozhinës nuk mungojnë, falë investimeve për ndërtimin e një skuadre të denjë për elitën me shumë elementë që e njohin mirë Superioren, duke nisur nga Telushi, Shtubina, Krasniqi, Imeri e të tjerë.
None found
Edhe pse me Egnatian e kthyer pas shumë kohësh në elitë precedentët në takimet zyrtare datojnë prej plot 16 vitesh, skuadrat e njohin njëra tjetrën pasi në fundin e korrikut të kaluar u përballën në një miqësore që përfundoi në barazim 2-2. Rezultat që ndoshta do t’i shkonte për shtat sërish skuadrës së Maganit, ndërsa për Tiranën e Shehit, për objektivat, historinë, dhe prishmërinë e madhe fitorja mbetet një detyrim.
Më 16:45 vëmendja do të spostohet në “Elbasan Arena”, ku Kukësi do të presë Kastriotin. Verilindorët treguan një nivel të kënaqshëm në sfidën e javës së parë ndaj Egnatias dhe sot do të kërkojnë konfirmimin me një tjetër sukses ndaj krutanëve.
Grupi në dispozicion të trajnerit Longo është i plotë dhe në fushë pritet të konfirmohet formacioni që fitoi në Rrogozhinë. Nga ana tjetër, krutanët e nisën sezonin me humbje ndaj Dinamos dhe pritet të vuajnë jo pak në javët e para, për shkak të një merkatoje të vonuar, pasi shumë lojtarë janë afruar rishtazi dhe do të duhet kohë për t’u përfshirë në manovrën e lojës së ekipit.
Një konflikt i pazakontë ka shpërthyer në bregdetin e Ligurias, ku një grup murgeshash të moshuara janë përplasur me autoritetet…
Një hetim i Telegraph ka zbuluar 10 baza të Kremlinit me platforma nisjeje të ndërtuara rishtazi për dronët kamikazë më…
Jeremy Doku pritet të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në pulpë, të pësuar gjatë humbjes 3-0…
Adrian BardhiDinamo ia doli të siguronte “play-off” e UEFA Conference League, pas fitores me shifrat 4-0 përballë Auda [...]Read More...
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj Vitmar Basha kanë ndarë një lajm shumë të ëmbël në rrjetet…
Korporata Energjetike e Kosovës do të eksportojë në Maqedoninë e Veriut thëngjill në vlerë deri në 73,2 milionë euro gjatë…