Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është vetëm në terrenin ku ndodhet barut, raketa dhe makina luftarake, por edhe në botën e futbollit.
Në këto ditët e fundit, shumë lojtarë, trajnerë apo sportistë ukrainas, janë larguar nga Rusia në shenjë bojkoti apo “sanksioni” nëse mund ta quajmë kështu.
None found
Lojtari i fundit që u largua nga Rusia ishte Yaroslav Rakitskiy, lojtari nga Donbass i cili luante në Rusi për Zenit St Petersburg.
Te Zenit St Petersburg, është dhe legjenda e futbollit ukrainas, Anatolj Tymoshchuk. Ish-lojtari i Bayern Munich sot është ndihmës trajner i ekipit të parë.
Ndërkohë, Evgeniy Levchenko, ish-futbollist ukrainas ku sot është president i sindikatës së futbollistëve rusë, kërkon shpjegime rreth mungesës së marrjes së një qëndrimi apo pozicioni nga ana e Tymoshchuk.
“Si mund të vazhdosh të punosh ende atje? Kemi luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, kemi veshur këtë fanellë me nder dhe krenari, kemi kënduar himnin, kemi fituar e kemi humbur dhe tashi ti po qëndron indiferent në këtë çështje? Tolik, si mund të jetosh me këtë pjesë?”, është shprehur i irrituar Levchenko./ h.ll/albeu.com
Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të fajdesë. Media raportojnë se tre të…
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim miqësor me Christian…
Korporata Energjetike e Kosovës ka kundërshtuar krahasimin e kontratës për shitjen e qymyrit në Maqedoninë e Veriut me shpenzimet për…
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugezit, ngjarje e ndodhur në orët…
Rritja e vazhdueshme e rasteve të virusit të Nilit Perëndimor po shkakton shqetësim në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet shëndetësore…
Më 23 korrik, mazhoranca socialiste miratoi rezolutën për SPAK-un, dokument i siguruar nga Top Channel, ku një prej udhëzimeve lidhet…