Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Zvicrës ishte shumë e veçantë për yllin e Arsenalit, i cili ndaj përfaqësueses së vendit të tij luajti ndeshjen e 100-të me kombëtaren helvete.
Pas ndeshjes, Granit Xhaka pohoi se ky takim ishte plote emocione për të, ndërsa theksoi se Kosova është bërë një ekip i madh.
“Nuk ka pasur shanse që ndeshja ime e 100-të me Zvicrën të ishte ndryshe, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes sime që e dua shumë.
Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë. Por nuk shfaqëm më të mirën, si Kosova ashtu edhe ne. Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësorë.
Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër.
Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë. Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin”, ka thënë Xhaka.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e lidhur këtë me…
Bordi i drejtorëve të Barcelonës miratoi këtë të mërkurë një garanci prej shtatë milionë eurosh për të balancuar llogaritë dhe…
Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit. Ndërkohë në terren kanë zbritur…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post.…
Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir…
Situata nga zjarret në zonën e Delvinës mbetet shqetësuese, ndërsa gjatë përpjekjeve për shuarjen e tyre ka ndodhur një incident…