Ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka nxjerrë në ankand këpucët e grisura që ka veshur të shtunën e kaluar, gjatë finales së Ligës së Kampionëve. Mesfushori gjerman ishte me fat që mundi të luante ende me këpucët e tij të preferuara të shtunën, sepse “Adidas” bardheblu tani pritet të zëvendësohen. Të ardhurat do të shkojnë për fondacionin e tij, me të cilin Kroos mbështet familjet me fëmijë të sëmurë rëndë.
Në fakt, ai paguhet me miliona euro në vit, por ka disa vite që i mirëmban si sytë e ballit këto këpucë sportive. Madje, i lan e pastron me duart e veta para dhe pas çdo stërvitjeje apo ndeshjeje. Kjo dëshmon qartë se i konsideron si “hajmali”, ndoshta i sjellin fat. Gjermani i përdor ato që nga fillimi i sezonit 2013-2014.
Në një intervistë me GOAL vitin e kaluar, 32-vjeçari u shpreh kështu për këpucët e tij, që nuk i ndërron me modele të reja: “Këpucët e mia? E vërteta është se janë pak të veçanta. Nuk kam parë një lojtar tjetër te Real Madridi që i pastron çdo ditë këpucët dhe i mirëmban kështu. Këpucët janë gjëja më e rëndësishme për mua në fushë, më shumë se për lojtarët e tjerë”.
Në finalen e Champions-it, fundjavën e kaluar kundër Liverpool-it, ai luajti me këtë palë të vjetra “Adipure 11pro”, thuajse të papërdorshme, me një grisje të madhe të dukshme në disa foto. Siç mund ta shihni në foto, edhe tabani i këpucëve të gjermanit është pjesërisht i thyer.
Përpara finales në Paris, Kroos mori nga klubi një palë këpucë sporti “11 pro”, me qepje të detajeve të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë datën dhe vendndodhjen e saj. Por, në vend që të vishte modelin e ri, gjermani vendosi të përdorë “hajmalinë” e tij të vjetër. Me siguri, ato i sjellin fat…/ Telesport
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar banues në Maliq. Ndaj tij Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 10:30 në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit…
Mesditën e kësaj të enjteje qarkulloi lajmi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK kanë sekuestruar…
Menjëherë pas zhbllokimit të 34.6 milionë eurove të pezulluara, Bashkimi Evropian njoftoi se “në fillim të vitit të ardhshëm” do…
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të folur për jetën e saj…
Futbollisti i kombëtares Mirlind Daku, përveç suksesit në fushën e blertë, një tjetër gol ka shënuar dhe në jetën private.…