Rafael Nadal ka treguar edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Denis Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open.
Tenisti spanjoll Nadal fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.
None found
Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.
34-vjeçari do të përballet me Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.
Italiani Berrettini dhe francezi Monfils do të takohen në çerekfinale sot më vonë.
Pas ndeshjes, Nadal tha “Nuk e di as vetë si ia dola të fitoj”, në Melbourne ku temperatura shkoi deri në 30C.
“Isha plotësisht i shkatërruar. Ishte një ditë e vështirë, shumë nxehtë, nuk kisha ushtruar për këtë”, tha Nadal.
Në mungesë të të dëbuarit nga Australia Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer, Nadal mund t’i tejkalojë ata në garë për më së shumti tituj grand slam, nëse fiton në Australi.
99 ditë revoltë, qëndresë e rezistencë. Një protestë që nuk ka të ndalur. Qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen…
Bad Bunny ka fituar çmimin e tij të parë Emmy për performancën në shfaqjen e pjesës së parë të Super…
Të paktën 25 persona, të gjithë nxënës dhe adoleshentë, kanë humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në ishullin…
Juristja e njohur Eni Çobani, e ftuar në podkastin e Grida Dumës, ka rrëfyer një nga rastet më të rënda…
Që nga gushti i vitit 2025, Behar Preniqi vazhdon të jetë i burgosur në Serbi,. Ai u arrestua nga autoritetet…
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur para derbit të 180-të të përjetshëm mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit në kuadër të xhiros…