Rafael Nadal ka treguar edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Denis Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open.
Tenisti spanjoll Nadal fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.
Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.
34-vjeçari do të përballet me Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.
Italiani Berrettini dhe francezi Monfils do të takohen në çerekfinale sot më vonë.
Pas ndeshjes, Nadal tha “Nuk e di as vetë si ia dola të fitoj”, në Melbourne ku temperatura shkoi deri në 30C.
“Isha plotësisht i shkatërruar. Ishte një ditë e vështirë, shumë nxehtë, nuk kisha ushtruar për këtë”, tha Nadal.
Në mungesë të të dëbuarit nga Australia Novak Djokovic dhe të të lënduarit Roger Federer, Nadal mund t’i tejkalojë ata në garë për më së shumti tituj grand slam, nëse fiton në Australi.
DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar javën e kaluar ditëlindjen e tij në një mbrëmje të mbushur me…
Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në…
Shërbimi Sekret ka kaluar në gatishmëri të lartë pas arrestimit të një burri të armatosur brenda stadiumit State Farm në…
Presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky ka hedhur poshtë idenë e përfundimit të konfliktit në Ukrainë me një ndarje në stilin e…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën. Ai parashikoi se…
Një 41-vjeçar ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Durrësit, Renis Mullaj. Sipas policisë, dyshohet se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit,…