sport

Londra është pushtuar nga tifozët, ngjyra e verdhë vërshoi rrugët, gjermanët shikuan edhe një ndeshje në ligën e 11-të angleze

Edhe pse finalja e Ligës së Kampionëve nuk fillon deri në orën 21:00, rrugët e Londrës pranë stadiumit Wembley janë plot me tifozë, sidomos ata që kanë ardhur nga Gjermania për të përkrahur Borussia Dortmundin.

Lojtarët e Borussia Dortmundit dhe Real Madridit luajnë për trofeun më të rëndësishëm të klubeve në botën e futbollit dhe madrilenët cilësohen si favorit i madh.

Të lidhura

None found

Megjithatë, nëse njëra nga skuadrat ka avantazh për shkak të tifozëve në tribuna, do të jetë Borussia Dortmundi.

Tifozët e jashtëzakonshëm të klubit gjerman prej disa ditësh ndodhen në Londër dhe mëngjesin e sotëm kanë vërshuar rrugët. Zona e tifozëve për tifozët e Dortmundit është mbushur që nga mëngjesi.

E verdha dominon rrugët përreth stadiumit Wembley dhe një grup tifozësh të Dortmundit bën dje një lëvizje mjaft interesante.

Gjegjësisht, teksa po kalonin në veri të Londrës, panë se po luhej një ndeshje në ligën e 11-të të Anglisë.

Rreth njëqind tifozë të Borussia Dortmundit vendosën të futen në tribuna dhe të ndjekin ndeshjen e nivelit të 11-të të futbollit anglez dhe brohoritën për ekipin vendas, Jolof Sports.

Meqë ra fjala, Jolof Sports është një klub amator për të cilin është e vështirë të gjesh ndonjë informacion përveç se është formuar në vitin 2012 nga futbollistë të famshëm afrikanë për të krijuar një platformë për zhvillimin e të rinjve të të gjitha moshave, duke përfshirë të moshuarit. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

37 seconds ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

37 seconds ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

8 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

8 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

9 minutes ago