sport

Lojtari i harruar i Chelseat është përjashtuar nga Pochettino dhe ka dy vite pa luajtur asnjë minutë

Mauricio Pochettino ka përdorur 33 lojtarë që prej se mori ‘frenat’ e Chelseat, por një lojtar i ekipit është përjashtuar nga planet e teknikut argjentinas.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez Malang Sarr i cili është afër që t’i bëjë dy vite pa luajtur asnjë minutë me ekipin e parë.

Të lidhura

None found

Ndeshja e fundit e francezit ishte për Monacon në duelin ndaj Reims gjatë kohës sa ishte në huazim tek klubi francez, ndërsa në total kishte luajtur në 17 ndeshje.

Ata e kishin opsionin për të blerë kartonin e lojtarit për 15 milionë, por në fund Sarr eventualisht u rikthye tek Chelsea.

Sidoqoftë, 25-vjeçari e ka gjetur veten në harresë dhe është detyruar që të stërvitet me grupmoshat U21, ndërsa The Athletic ka raportuar se miqtë e tij janë të ‘shqetësuar’ për gjendjen mendore të tij.

Pasi u transferua nga Nice në 2020, Sarr është bërë një lojtar i harruar i Chelseat dhe kur Pochettino ishte pyetur për të në një konferencë në muajin gusht ai është përgjigjur: Kush?.

Një burim pranë lojtarit ka thënë: Unë kurrë nuk e kam parë atë në këtë gjendje. Kjo është hera e parë që e kam parë në një situatë të tillë. Ai po mundohet që të ndryshojë gjendjen e tij mendore, por është e vështirë kur nuk luan./Telegrafi/

të fundit

Zbardhen bisedat mes ish-kreut të SHISH dhe Ergys Agasit, si kërcënonte Vlora Hyseni: Do të përfundojmë keq o shpirt, ata që ç’na kanë bërë, dua që të paguajnë!

Zbardhen bisedat mes ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, për të cilën dje SPAK caktoi “arrest shtëpie”, me biznesmenin Ergys Agasi,…

28 seconds ago

Kadrijaj për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së: Kush e quan veten shqiptar u ndje i lënduar më 16 shtator

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Time Kadrijaj, ka folur rreth dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha më 16…

39 seconds ago

PSG-ja nuk mjaftohet me Ferran Torres, përgatit ofertën 45 milionë euro për Gavi

Paris Saint-Germaini po shqyrton mundësinë e një oferte prej 45 milionë eurosh për transferimin e Gavit nga Barcelona në afatin…

6 minutes ago

Shasivari: European integration requires institutional transformation, not just harmonization of laws

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, duke iu drejtuar forumit “Kontributi i Dialogut të Strukturuar në Procesin e Integrimit Evropian të…

8 minutes ago

ASH challenges VLEN: Where is the promise to end the arrest of former KLA soldiers?

Aleanca për Shqiptarët ka dalë me reagim pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-luftëtarit të UÇK-së Fadil Pushkolli nga autoritetet e…

9 minutes ago

Besnik Tahiri calls for urgent approval of a resolution by the Assembly on The Hague verdict

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër çlirimtarëve të…

9 minutes ago