Barcelona janë në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa drejtori sportiv, Deco, dhe presidenti Joan Laporta, janë fokusuar në gjetjen e personit të duhur për të zëvendësuar Xavin. Sidoqoftë, largimi i teknikut spanjoll ka bërë që lojtarët e ekipit të ndjehen të shqetësuar.
Sipas asaj që raporton mediumi katalunas Sport, ka shqetësime për gjendjen e klubit dhe projektin e tyre, duke shtuar këtu edhe faktin që Xavi do të largohet dhe thashethemet se një numër i madh shitjesh do të ndodhë për të përmirësuar financat e klubit, diçka që mund të dobësojë ekipin.
Shumë nga lojtarët aktual të Barcelonës kanë arritur në klub falë Xavit, si rasti i Ilkay Gundogan i cili e kishte pranur se Xavi ishte arsyeja pse ai erdhi tek Barcelona.
Përkundër fjalëve të Decos dhe Laportas në publik, është e qartë se lojtarët nuk janë të sigurtë se si larigmi i Xavit do të ketë një efekt në të ardhmen e tyre dhe nuk janë të bindur se Deco me Laportan do ta zëvendësojnë atë me trajnerin e duhur.
Një pjesë e lojtarëve mban ende krahun e Xavit dhe besohet se seancat e tij stërvitore janë të shkëlqyeshme, edhe nëse ajo nuk është përkthyer me rezultate të mira në fushë këtë sezon.
Në teori, ‘rruga gjemane’ do t’i përshtatej lojtarëve si Gundogan dhe Lewandowski pasi ata për shumë vite kanë luajtur në Gjermani, ndërsa si shembull emërimi i Rafael Marquez (trajner i Barcelona Athletic) do të thoshtë më shumë mundësi për lojtarët e rinj.
Fitimi i titullit sezonin e kaluar me Barcelonën supozohej të ishte vetëm fillimi i një epoke të re, por gjërat nuk ecën siç duhet dhe tani palët do të ndajnë rrugët. /Telegrafi/
Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…
Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…
Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…
E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…
Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…
Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…