Liverpooli ka triumfuar 4-1 ndaj Luton Town në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që shënuan qysh në minutën e 12-të me anë të Chiedozie Ogbene.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, përkundër se Liverpooli tentoi t’i barazonte shifrat.
Në 45 minutat e dytë, lideri ishte i pandalshëm, duke shënuar katër gola.
Shifrat në 1-1 i barazoi Virgil van Dijk kur shënoi në minutën e 56-të me asistimin e Alexi Mac Allister.
Për të kaluar The Reds në epërsi u përkujdes Cody Gakpo, pas vetëm dy minutash, ndërsa Mac Allister ishte sërish asistuesi.
Andy Robertson asistoi te Luis Diaz në minutën e 71-të për 3-1, për të krijuar siguri të madhe.
për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Harvey Elliott, që realizoi në minutën e 90-të për 4-1.
Pas javës së 26-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Nottingham Forestin.
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të fitojë luftën pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke…
Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit në Vlorë u riparua pas mesnate. Aktualisht, një pjesë e…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i…
Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…