Liverpooli po planifikon një marrëveshje të madhe shkëmbimi për yllin e Real Madridit, sipas raportimeve të fundit.
Pasi pak kohë më parë fituan trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, ‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar ardhjen e Kylian Mbappe dhe Endrick në radhët e tyre.
Natyrisht, transferimet e këtyre dy lojtarëve kanë bërë që të krijohen shumë thashetheme për të ardhmen e Rodrygos, me sulmuesin i cili duket se do të jetë “i sakrifikuari” i Carlo Ancelottit dhe minutat e tij do të jenë të limituara.
Edhe pse Rodrygo në disa raste ka insistuar se është i lumtur tek gjiganti i La Ligas, e përditshmja katalanase El Nacional ka raportuar se Liverpooli po mendon për një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej edhe Trent Alexander-Arnold.
Alexander-Arnold, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli, është lidhur me një kalim tek Real Madridi gjatë muajve të fundit.
Rodrygo i cili ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar nëntë asistime në 51 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, kartoni i tij vlerësohet rreth 170 mulionë ndërsa Real Madridi nuk do ta pranonte një ofertë më të vogël se 100 milionë euro.
Sidoqoftë, një marrëveshje huazimi mund të jetë formula e cila do të përdoret për këtë transferim, pasi presidenti Florentino Perez e ka identifikuar Alexander-Arnoldin si pasuesin ideal të Dani Carvajal. /Telegrafi/
Këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash…
Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e…
Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar,…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni…
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…