sport

Liverpooli po mendon transferimin e portierit sensacion të Euro 2024

Giorgi Mamardashvili padyshim që ka qenë ndër yjet kryesorë të Euro 2024, sidomos sa i përket portierëve.

Portieri gjeorgjian ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Valencian në La Liga dhe formën e tij të shkëlqyer e ka vazhduar edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Gjeorgjisë.

Të lidhura

None found

Mamardashvili ishte portieri me më së shumti pritje në fazën e grupeve dhe paraqitja e tij e shkëlqyer nuk ka shkuar pa rënë në sytë e gjigantëve evropianë.

Gjiganti anglez Liverpooli e ka përcjell në disa ndeshje yllin gjeorgjian dhe po mendojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Pavarësisht interesimit nga Newcastle United , është Liverpool ai që po kryeson garën për nënshkrimin e Mamardashvilit gjatë afatit kalimtar veror.

Me zërat për një ofertë të mundshme për Alisson që vijnë nga Arabia Saudite, Liverpool po përgatitet të sigurojë një zëvendësues të lartë dhe Mamardashvili duket të jetë opsioni i preferuar.

Valencia ka pritshmëri të mëdha financiare, duke kërkuar një shifër më të madhe se 40 milionë për transferimin e portierit gjeorgjian, megjithëse çmimi i tij mund të rritet edhe më shumë pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme së fundmi në Euro 2024.

të fundit

Rama përcakton detyrat për drejtuesit e PS-së dhe ministrat: “Pasqyra Albania” të kthehet në ligj për të gjithë

Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat, e cila vijon ende, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një…

4 minutes ago

Klingbeil i kërkon Trumpit t’i japë fund luftës me Iranin: Pasojat po ndihen në çmimet e karburanteve

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfundojë luftën [...]Read…

17 minutes ago

Ilzer tregon nëse Fisnik Asllani do të luajë në ndeshjen e parë të sezonit me Hoffenheimin

Fisnik Asllani nuk do të jetë në dispozicion të Hoffenheimit për ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Bundesligë ndaj…

23 minutes ago

Defekti teknik në trafikun ajror, rikthehen në funksion 90% e sistemeve kryesore

Një defekt teknik ka shkaktuar fikjen e sistemeve të kontrollit të trafikut ajror sot në orën 17:30, duke krijuar një…

27 minutes ago

Ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën shqiptare

Pezullohet përkohësisht trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare. Shkak dyshohet se është bërë një problem teknik në sistemin e radarëve…

29 minutes ago

Muhamet Elmazi konkretizon premtimin me ndërtimin e shkollës së re në Matkë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka bërë një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Matkë, duke…

35 minutes ago