Categories: sport

Liverpooli nis sezonin në Ligën Premier me një barazim ndaj Newcastle United

Newcastle United dhe Liverpooli e mbyllën në barazim 2-2 përballjen e javës së parë të Ligës Premier, duke e nisur sezonin e ri me nga një pikë.

Të lidhura

None found

Vendasit e gjetën golin që në minutën e pestë. William Osula shërbeu për Anthony Elangën, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0 të Newcastle.

Skuadra e Liverpoolit u përpoq të rikthehej në lojë dhe krijoi disa raste, ndërsa në minutën e 18-të Florian Wirtz ishte pranë barazimit. Megjithatë, portieri i Newcastle reagoi me një pritje të jashtëzakonshme.

“Reds” arritën të vendosnin ekuilibrin në minutën e 55-të. Ryan Gravenberch asistoi Cody Gakpon, i cili goditi saktë nga jashtë zonës dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-1.

Newcastle nuk vonoi të rikthehej në epërsi. Vetëm dy minuta më pas, në të 57-tën, Yoane Wissa pasoi për Joe Willockun, i cili me një goditje të ulët nga distanca mposhti Alissonin dhe shënoi për 2-1.

Liverpooli vazhdoi të kërkonte golin e dytë, por mbrojtja e Newcastle qëndroi e organizuar. Në minutën e 86-të, Wissa pati rastin për ta vulosur fitoren, por Alisson e ndali me një ndërhyrje të shkëlqyer.

Drama u zhvendos në minutat shtesë. Pas një ndërhyrjeje të Lewis Hall në zonë, Liverpooli fitoi penallti në minutën e 90+6-të. Dominik Szoboszlai u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 90+8-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

të fundit

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

4 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

5 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

20 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

20 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

21 minutes ago

DNA links Ted Bundy to the murder of Melissa Ann Smith more than 50 years after the crime

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

21 minutes ago