Categories: sport

Liverpooli i thotë jo ofertës së Interit për Curtis Jones

Liverpooli ka refuzuar ofertën e fundit të Interit, e cila kapte vlerën e rreth 25 milionë eurove, për mesfushorin Curtis Jones.

Sipas The Times, ndërsa konfirmimi ka ardhur edhe nga Fabrizio Romano, klubi anglez e çmon futbollistin anglez rreth 35 milionë funte, që përkthehen afërsisht në 40 milionë euro. Krahas kësaj shume, Liverpooli kërkon edhe 10 deri në 15 për qind nga një shitje e ardhshme e lojtarit.

Të lidhura

None found

Raportimet theksojnë se drejtuesit e Liverpoolit nuk janë të kënaqur me mënyrën si ka vepruar Interi, pasi ofertën e paraqitur nga klubi italian e shohin dukshëm nën vlerësimin që i kanë bërë Jonesit.

Aktualisht, dallimi mes asaj që kërkon Liverpooli dhe asaj që ofron Interi mbetet i madh, ndaj bisedimet nuk po ecin me shpejtësinë e dëshiruar.

Pavarësisht kësaj situate, Interi vazhdon të jetë optimist se transferimi mund të konkretizohet për shkak të dy elementeve të rëndësishëm.

I pari lidhet me dëshirën e vetë Jones për t’u larguar nga “Anfield” gjatë kësaj vere. I dyti ka të bëjë me trajnerin e ri të Liverpoolit, Andoni Iraola, i cili, sipas raportimeve, nuk e sheh anglezin në planet e tij për edicionin e ardhshëm.

Po sipas këtyre raportimeve, Iraola synon ta forcojë repartin e mesfushës me opsione të tjera, ku përmendet Elliott Anderson ose edhe një afrim tjetër i një niveli të lartë.

Vullneti i lojtarit për të ndryshuar skuadër, së bashku me mungesën e një roli të rëndësishëm në projektin e ri të Liverpoolit, i japin Interit besim se marrëveshja mund të arrihet, edhe pse aktualisht ekziston një hendek i ndjeshëm financiar mes dy klubeve.

Nerazzurrët duan ta përfundojnë këtë operacion përpara startit të fazës përgatitore në mesin e muajit korrik, duke vendosur kështu një afat të qartë për të dyja palët që të gjejnë një kompromis në javët në vijim.

të fundit

Klopp shpall dy listat e para të Gjermanisë, përfshin edhe shqiptarin Brajan Gruda

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka bërë publike të enjten listat e tij të para për katër ndeshjet e ardhshme…

5 minutes ago

Gashi pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët i konsiderojnë dhe do t’i konsiderojnë gjithmonë çlirimtarë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se…

12 minutes ago

Përfiton qindra milionë dollarë, largohet pronari i gjigantëve të Premier Ligë (SHIFRA)

Çelsi ka njoftuar zyrtarisht se “Clearlake” blen aksionet e Tod Boehly. Në të njëjtën kohë do të blihen edhe aksionet…

14 minutes ago

Mourinho paralajmëron Viniciusin: Duhet të përmirësohet ose rrezikon stolin

Real Madridi po kalon nëpër një fazë riformatimi në repartin ofensiv, ndërsa Jose Mourinho i ka komunikuar drejtpërdrejt Vinicius Juniorit…

17 minutes ago

Ristoska: I would have opened any case against SDSM without hesitation

Ish-prokurorja Lençe Ristoska, e cila dha dorëheqjen pas vendimeve të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe prokurorit të ri shtetëror për…

17 minutes ago

Police clarify last night’s incidents during protest near EULEX base

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grup protestuesish ka hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike drejt…

18 minutes ago