sport

Liverpool rrezikon të mbetet pa shërbimet e Salah për tetë ndeshje

Liverpooli mund të mbetet pa shërbimet e Mohamed Salah për tetë ndeshje, për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Të Kuqtë” kanë konfirmuar se Salah do të lirohet nga angazhimi me klubin pas ndeshjes kundër Newcastle që do të zhvillohet më datë 1 janar në “Anfield”.

Të lidhura

None found

Është menduar në fillim se ai do të jetë pjesë e ekipit për udhëtimin në Londër në kuadër të rrethit të tretë ndaj Arsenalit në Kupën FA me datë 7 janar, meqenëse Kupa e Kombeve të Afrikës nuk starton deri më 13 janar.

Ndeshja e parë e Egjiptit në kuadër të këtij kompeticioni do të jetë ndaj Mozambikut më 14 janar. Ata gjithashtu do të përballen me Cape Verden dhe Ganën në grupin B.

Por, Salah do të udhëtojë më herët për t’u stërvitur më bashkëkombasit e tij para fillimit të turneut.

Egjipti arriti finale në 2021 por humbi ndaj Senegalit të Sadio Manes në ndeshjen e zhvilluar në Kamerun.

Kupa e Kombeve të Afrikës është planifikuar të zgjasë deri më 11 shkurt, kështu që është e mundur që Salah të humbasë gjatë kësaj periudhe rreth katër ndeshje në Ligën Premier.

Ai me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Bournemouth (21 janar), Chelsea (31 janar), Arsenal (4 shkurt) dhe Burnley (10 shkurt).

Salah nuk do të luante gjithashtu as në raundin e katërt të Kupës FA në rast se Liverpooli e mposht Arsenalin në “Emirates” si dhe do të humbasë të dy ndeshjet ndaj West Hamit në gjysmëfinale të Carabao Cup. /Telegrafi/

të fundit

Antonio Rudiger drejt largimit nga Real Madridi në fund të sezonit

Antonio Rudiger mund të jetë në rrugën e largimit nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, pasi qendërmbrojtësi gjerman…

3 seconds ago

After failed execution attempt, 50-year-old woman wakes up and speaks but remains in critical condition and restrained to hospital bed

Christa Pike, 50 vjeçe, është zgjuar dhe ka nisur të flasë, gjashtë ditë pasi ekzekutimi i saj me injeksion vdekjeprurës…

35 seconds ago

Spectacular escape after prison leave/Alket Rizai suspected of fleeing to Albania or Kosovo! He used a police signal device to avoid checks

Detaje të tjera mësohen në lidhje me arratistjen e Alket Rizait në muajin shtator në Greqi. Ai u zhduk pa…

58 seconds ago

Attack on a mine in Nigeria leaves 12 soldiers and 5 miners dead

Të paktën 17 persona, mes tyre 12 ushtarë dhe pesë minatorë, janë vrarë në një sulm të kryer nga banditë…

1 minute ago

Serious accident in Vlora: 5 people injured, including foreign nationals

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji”…

2 minutes ago

Ferit Hoxha congratulates Justina Shiroka-Pula: Albania will support Kosovo

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së…

3 minutes ago