Liverpool ka kontaktuar me klubin argjentinas Talleres, rreth mundësisë për të nënshkruar me talentin kolumbian Kevin Mantilla, ka konfirmuar presidenti i klubit.
“Të Kuqtë” ende nuk kanë bërë ndonjë transferim në këtë afat kalimtar, ani pse përforcimet në fazën e mbrojtjes janë në agjendën e klubit tash e një kohë për shkak të lëndimeve të shumta.
Deri më tani biznesi që ka bërë klubi ishte kryesisht me largime të lojtarëve si Fabio Carvalho, Paul Glatzel dhe Luke Chambers, që u larguan në formë huazimi nga “Anfield”.
Në një intervistë për La Voz, presidenti i Talleres, Andress Fassi, ka thënë se ka pasur diskutime me Liverpoolin për lojtarin para se të hapej afati i janarit.
“Është e vërtetë, ata e kanë ndjekur atë për katër muaj tani dhe na kanë pyetur neve për informacione rreth gjendjes fizike të tij”, ka thënë Fassi.
Mantilla, një qendërmbrojtës shtatgjatë, është bërë pjesë e Talleres verën e kaluar teksa kontrata e tij skadon në dhjetor të vitit 2027.
Ai ka bërë 43 paraqitje sezonin e kaluar për ekipin argjentinas duke shënuar një gol dhe vlera e tij në treg momentalisht sillet rreth 2.5 milionë euro.
Për të siguruar shërbimet e Mantillas, Liverpooli do të konkurrojë me Brightonin të cilët gjithashtu kanë shprehur interesim për të./Telegrafi/
Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me debate.…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria…
Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po…
Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin…
Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…