Liverpool bën detyrën përballë Ipswich Town‘Reds’ arritën një fitore 4-1 ndaj Ipswich Town.
Gjithçka e lehtë për Liverpoolin në javën e 23-të të Premier League, që arriti një fitore 4-1 ndaj Ipswich Town. 11 minuta u mjaftuan të kuqve për të zhbllokuar sfidën, Szoboszlai lëshoi një gjuajtje të përsosur me të majtën që mposhti Walton.
Skuadra e Slotit nuk ndalet dhe vazhdon të krijojë, duke gjetur golin e dytë në minutën e 35-të me prekjen e zakonshme të Salah nga pak metra larg. Pak çaste më pas vjen edhe i treti, Szoboszlai sërish vendimtar për të sfiduar Walton, i cili megjithatë nuk mundi të bëjë asgjë përballë Gakpo për të bërë rezultatin 3-0 në pjesën e parë.
None found
Gjërat nuk ndryshuan në pjesën e dytë, me të kuqtë që kontrolluan dhe madje shtuan diferencën: në minutën e 66-të Alexander-Arnold krijoi skenën për goditjen e Gakpo, i cili firmosi për 4-0.
Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Greaves, për 4-1 përfundimtar në minutën e 90-të. Liverpool ngjitet në 53 pikë në renditje, ende +6 ndaj Arsenalit dhe ka derbin me Everton për t’u rikuperuar. Ipsëich mbetet në 16 pikë.
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Këngëtarët Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi ishin të ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndanë me moderatoren Erjona Rusi…
Como ka shënuar fitore të thellë si nikoqir ndaj Juventusit, në derbin italian të vlefshëm për xhiron e 13-të në…
Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim…
Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, mund të sigurojnë një shumicë…