Categories: sport

LIVE / Sfida e zjarrtë Francë-Spanjë, sonte vendoset finalistja e parë e Botërorit 2026

Një përballje me ritëm të lartë dhe emocione të forta pritet sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku Franca dhe Spanja do të masin forcat për të kapur ëndrrën e madhe të finales. Të dyja skuadrat vlerësohen si pretendente serioze për trofeun, dhe ndeshja mban peshë të jashtëzakonshme, pasi çdo episod mund të anojë fatin e kualifikimit.

Të lidhura

None found

Në krahun francez, skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps mbështetet te shpërthimi i Kylian Mbappe, te kreativiteti i Michael Olise dhe te një formacion me cilësi të spikatur në çdo sektor. Ekipi i njohur si “Gjelat” ka shfaqur qëndrueshmëri të lartë në të gjithë kompeticionin dhe synon të prekë sërish një finale planetare.

Përballë tyre qëndron Spanja e drejtuar nga Luis de la Fuente, e cila ka lënë gjurmë me një lojë të shpejtë dhe energjike. Talenti i ri Lamine Yamal vijon të shkëlqejë si një nga figurat më të spikatura të turneut, ndërsa mesfushori Mikel Merino ka pasur një rol qendror në ekuilibrat e lojës së “La Rojas”.

Ivan Barton, arbitri që fiksoi “Ligjin Vinicius”, drejton gjysmëfinalen

FIFA i ka besuar gjyqtarit salvadorian Ivan Barton sfidën e madhe mes Francës dhe Spanjës, e programuar të martën në stadiumin AT&T në Arlington. Ky do të jetë takimi i katërt që Barton drejton në këtë Botëror, duke e kthyer atë në rekordmenin e Amerikës Qendrore për numrin e ndeshjeve të arbitruara në historinë e Kupës së Botës.

Rabiot paralajmëron Spanjën: S’i trembemi asnjë kundërshtari, kemi unitet të rrallë

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka hedhur një sfidë të hapur përpara përballjes me Spanjën, duke nënvizuar se kombëtarja franceze po kalon momentin më të mirë të kompeticionit dhe se nuk ndjen asnjë lloj frike. Sipas tij, arma kryesore e grupit të Deschamps mbetet fryma e fortë e bashkimit që është krijuar gjatë rrugëtimit në turne.

Dhjetë hapa që Spanja duhet të kalojë për të nxjerrë Francën jashtë loje

Për të arritur në finalen e Botërorit 2026, Spanja nuk ka përpara thjesht një ndeshje, por një sprovë të madhe kundër Francës, formacionit që ka lënë përshtypjen më të thellë në këtë garë. Ekipi i Deschamps, ende i pamposhtur dhe me repartin ofensiv më vdekjeprurës të kompeticionit, shihet si barriera më e lartë për “La Rojën”.

E para gjysmëfinale e Botërorit starton sonte me Francë – Spanjë

Franca e fitoi vendin në këtë fazë duke mposhtur Marokun 2-0 në çerekfinale, kurse Spanja vulosi biletën e saj pas suksesit 2-1 kundër Belgjikës. Përballja mendohet se do të shndërrohet në një duel taktik mes dy trajnerëve me eksperiencë, Deschamps dhe de la Fuente, ndërkohë që konfrontimet direkte mes protagonistëve në fushë mund të përcaktojnë fituesin. Kombëtarja që do të dalë triumfuese do të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës, ku pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, e cila vë përballë Anglinë dhe Argjentinën.

të fundit

Murati explains VV’s vote for the Serb List candidate

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën ku nuk morën…

53 seconds ago

PISA 2025”/ BIRN: The distorted picture of the government’s success in education

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën e mërkurë me një komunikim live me ndjekësit në “Facebook”,  duke njoftuar ngjitjen me…

1 minute ago

Evidence exposed Balluku: Cost estimates on the computers at “Atelier 4” show that the villa in Palasë belongs to the former deputy prime minister!

Preventivët e zbuluar gjatë kontrolleve në kompjuterët e studios “Atelier 4”, zbuluan prova që sipas SPAK dëshmojnë se vila luksoze…

2 minutes ago

Murati shpjegon votën e VV-së për kandidaten e Listës Serbe

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën ku nuk morën…

6 minutes ago

Murati: PDK-ja mungoi në seancën konstituive, LVV-ja pranoi të mbështeste kandidatët e saj

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës se procesi është përmbyllur me…

6 minutes ago

Lushaku-Sadriu: Vullneti politik mundëson krijimin e institucioneve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit dëshmon se institucionet mund të formohen…

6 minutes ago