sport

LISTA/ Lojtarët që kanë arritur më shpejtë 50 gola në ligat e mëdha e evropiane që nga viti 2000

Erling Haaland të shënojë 50 gola në 50 ndeshje me Borussia Dortmundin është një arritje marramendëse, por si krahasohet ky rekord me të mëdhenjtë e historisë?

Robert Leëandoëski, Loinel Messi apo Cristiano Ronaldo ende nuk ishin bërë makineri golash të pandalshëm kur ishin në moshën e Haaland.

Të lidhura

None found

Kemi hedhur një vështrim për lojtarët më të shpejtë që kanë shënuar 50 gola në pesë ligat më të mira të Evropës.

Listë përbëhet nga emra të mëdhenj. Kjo e bën arritjen e Haaland edhe më mbreslënëse, por ku renditet çudibërësi norvegjez?

10- Mohamed SALAH (Chelsea dhe Liverpool)

Salah do të ishte dukshëm më lartë nëse ekperienca e tij të Chelsea nuk do të kishte qenë një dështim duke shënuar vetëm 2 goal në 13 ndeshje. Megjithatë ai kalon në top 10, pasi ka shënuar 47 gola në 59 ndeshjet e tij të para me Liverpool dhe për të bërë 50 i janë dashur 72 ndeshje.

9- Fernando TORRES (Liverpool)

Edhe “El Nino” ëshë aty me Salah sa i përket këtij raporti, pasi spanjollit po ashtu i janë dashur 72 ndeshje për të shënuar 50 gola me “The Reds”.

8- Andriy SHEVCHENKO (AC Milan)

Disa nga golat e Shevchenkos për Milanin janë shënuar para shekullit 20, por në po e përfshijmë ukrainasin sepse golin e 50-të në Serie A e ka shënuar në vitin 2001, dhe i janë dashur vetëm 68 ndeshje.

7- Ruud van NISTELROOY (Manchester United)

Van Nistelrooy kishte nevojë po ashtu për 68 ndeshje për të shënuar 50 golat e tij të parë me Man. United.

Kujtojmë që Sharrer dhe Andy Cola arritën 50 gola në Premier League në më pak ndeshje se holandezi, por para vitit 2000.

6- Cristiano RONALDO (Juventus)

Ronaldo tani është një nga golashënuesit më të medhenj në historinë e futbollit.  Në momentin që ai mbërriti në Torino, bagazhi ishte plot dhe nuk ishte befasi që vazhdoi të shënonte edhe në Itali duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 50 në historinë e Serie A duke ia dashur vetëm 61 ndeshje.

5- Zlatan IBRAHIMOVIC (PSG)

Zlatan Ibrahimovic ishte nga blerjet e para të epokës së Investimeve Sportive të Katarit te PSG dhe ai nuk zhgënjeu.

Suedezit iu deshën vetëm 59 ndeshje për të shënuar 50 gola.

4- Luis SUAREZ (Barcelona)

Uruguajani ka qenë një nga transferimet më të sukeseshmë të Barcelonës duke u bërë shpejt një nga sulmuesit më të mirë të skuadrës dhe duke krijuar një partneritet të frikshëm më Messin dhe Neymar.

Goli i tij i 50-të në La Liga erdhi në ndeshjen e tij të 59-të.

3- NEYMAR (PSG)

Pavarësisht se renditet kaq lart në këtë listë, Neymar në fakt e ka shënuar golin e tij të 50 në Ligue 1 në sezonin  e tij të 4-tët.

Braziliani për shkaktë dëmtimeve nuk ka luajtur më shumë se 20 ndeshje në sezon, por kur ka qenë në fushë ka lënë shenjë.

Goli i 50-të ka ardhur në ndeshjen e 58.

2- Cristiano RONALDO (Real Madrid)

Pak nënshkrime në historinë e futbollit kanë bërë aq bujë sa Ronaldo kur mbërriti te Real Madridi në verën e vitit 2009.

Portugezi e ka shënuar golin e 50 me “galaktikët” në ndeshjen e 51-të. Ronaldo është lojtari më i shpejtë që arrin 50 gola në dy liga historike të Evropës. Kjo nuk lë vend për debat.

1-Erling HAALAND (Dortmund)

Haaland mbërriti në Dortmund në moshën  19-vjeçare,por edhe si adoleshent ai tashmë ishte një sulmues i plotë.

Sulmuesit i janë dashur 50 ndeshje për të shënuar golin e 50-të në Bundesligë. r.t/albeu.com

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

34 minutes ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

40 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

3 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

3 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

3 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

3 hours ago