Pas dy sezonesh në nivele të larta me Milanin në Serinë A, Theo Hernandez ia ka dalë të bindë trajnerin Didier Deschamps se e meriton një ftesë për në përfaqësuesen e Francës.
Tekniku i “gjelave” ka publikuar sot listën e futbollistëve që do të grumbullojë për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 në fillim të shtatorit, teksa mbrojtësi 24-vjeçar ka marrë për herë të parë ftesën për t’iu bashkuar përfaqësueses.
Ky do të jetë grumbullimi i parë i Francës pas një Europiani pa shkëlqim dhe pritet me mjaft interes reagimi në fushë i Kampionëve në fuqi të Botës, ndërsa risi në listën e Deschamps është edhe mungesa e sulmuesit Olivier Giroud e thirrja e mesfushorit të Romës, Jordan Veretout.
Franca kryeson grupin D të eliminatoreve me 7 pikë dhe do të luajë sfidën e parë ndaj Bosnjës & Hercegovinës më 1 shtator në Strasburg, më pas do të udhëtojë drejt Kievit për t’u përballur me Ukrainën më 4 shtator dhe tre ditë më vonë do të zbarkojë në Lyon për të pritur Finlandën.
Këtë mëngjes u mbajtën në Gondomar, një periferi e Oportos ku janë rritur dhe kanë nisur të luajnë futboll dy…
Policia e Tiranës, ka zbuluar një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit…
Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Koha për t`u zgjuar”, ishte e ftuar kardiologia Eva Duraku, ku foli në lidhje me…
Në pikën kufitare Qafë-Botë, është krijuar situatë kaotike, pasi qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë…
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, është takuar me Sekretarin amerikan Marco Rubio, të cilin e ka ftuar në…
Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh, vazhdon të digjet si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi. Pavarësisht përpjekjeve për të…