sport

Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda

Sot (e premte) përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit mars që përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë ndaj Armenisë (22 mars) dhe Hungarisë (26 mars).

Në listën e Fodës janë të përfshirë gjithsej 24 futbollistë ku vëmendja bie më së shumti tek numri i madh i futbollistëve nga Superliga e Kosovës që kanë marrë ftesën për të përfaqësuar Kosovën.

Pesë yje të kampionatit kosovar janë bërë pjesë e listës së Fodës ku aty përfshihen Ilir Avdyli (KF Llapi), Lumbardh Dellova (KF Ballkani), Ilir Krasniqi (KF Llapi), Drilon Hazrollaj (KF Malisheva) dhe Lindon Emërllahu (KF Ballkani).

Vlen të theksohet se Emërllahu është i angazhuar me grupmoshat U21 të Kosovës, dhe do t’i bashkangjitet ekipit të parë më datë 23 mars për ndeshjen e dytë ndaj Hungarisë.

Përveç këtyre pesë emrave që tashmë janë pjesë e listës kryesore të teknikut austriak, në listën rezervë bëjnë pjesë Qëndrim Zyba i cili dikur ishte pjesë e Superligës së Kosovës dhe Muhamet Hyseni (KF Llapi).

Avdyli ka qenë i padiskutueshëm si zgjedhja numër një për portën e Llapit këtë sezon, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij andaj edhe ftesa ishte më se e merituar për atë dhe për qendërmbrojtësin Ilir Krasniqi të cilët kanë merita absolute në sukseset e klubit llapjan.

Hazrollaj në anën tjetër që doli të ishte sensacioni i futbollit kosovar, ka regjistruar shifra të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Emërllahu në anën tjetër tashmë një talent i dëshmuar në Kosovë, ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe është i gatshëm që të jap kontributin e tij.

të fundit

Ndeshjet e muajit shtator, Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e parë stërvitore

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë. Ekipi…

15 minutes ago

Turisti rumun denoncoi se u rrah dhe grabit në Durrës, policia e akuzon se u dhunua pasi vodhi motorin

Një rumun 36-vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të…

35 minutes ago

Plani për qeverinë e re, kryetari i kuvendit Dimal Basha: Parlamenti i Kosovës s’mund të jetë peng i nënkryetarit serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, për mungesë kuorumi, të hënën ka dhënë…

1 hour ago

Lë qelinë nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja shkon me urgjencë te e ëma e sëmurë

Nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rahman Rraja, Ramazan Raja ka lënë ambientet e qelisë. Burime për mediat bëjnë me…

1 hour ago

I zhdukur prej majit, gjendet i pajetë trupi i Miklovan Danajt në Spanjë! 30-vjeçari dyshohej se ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Trupi i pajetë i Miklovan Danajt, 30 vjeç, me origjinë nga Shkodra, është gjetur në bregun e Marbellës, pasi ishte…

2 hours ago

A është fejuar ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’?/ Ja detaji i veçantë që bëri bujë, gjatë intervistës

Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Lumbardh Salihu, ka bërë bujë me një detaj të veçantë gjatë një interviste televizive,…

2 hours ago