sport

Liga e Parë me sponsor të ri, FFK dhe Banka Raiffeisen nënshkruajnë marrëveshjen e partneritetit

Sot, në një ceremoni të mbajtur në objektin e Bankës Raiffeisen, Federata e Futbollit e Kosovës dhe Banka Raiffeisen në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti, përmes së cilës synohet forcimi i mëtejmë i zhvillimit të futbollit në Kosovë.

Në prani të zyrtarëve të FFK-së dhe të Bankës Raiffeisen, Agim Ademi, president i FFK-së dhe Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Raiffeisen në Kosovë, kanë vendosur nënshkrimin e tyre në marrëveshjen e sponsorizimit për Ligën e Parë, e cila nga stinori pranveror do të emërtohet Raiffeisen Liga e Parë.

Të lidhura

None found

Të dyja palët pas nënshkrimit të marrëveshjes theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për përparimin e futbollit kosovar, por edhe promovimin e bankës përmes futbollit.

Presidenti i FFK-së theksoi se për institucionin që ai drejton është kënaqësi rikthimi i një partneri serioz si Banka Raiffeisen, që edhe më parë e ka mbështetur futbollin.

“Është kënaqësi për ne që Banka Raiffeisen rikthehet në familjen e madhe të futbollit, ku për shumë vite ka dhënë kontribut të çmuar dhe atë në një periudhë të vështirë, kur ende nuk ishim pjesë e dy familjeve të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA. Ky partneritet pa dyshim është një kapitull i ri për futbollin kosovar, ku bashkë me partnerët tanë, jemi të përkushtuar që të shkruajmë histori të suksesshme dhe frymëzuese. Përmes këtij bashkëpunimi, mundësojmë një ambient më të mirë për talentet e reja, një mundësi më të mirë për klubet e Ligës së Parë dhe i japim shtysë rritjes së mëtutjeshme të futbollit në vend. Besoj se partneriteti ynë do të jetë afatgjatë dhe nga ai do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira”, tha Ademi.

Në anën tjetër, edhe Anita Kovacic, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Raiffeisen në Kosovë, shprehu gëzimin për këtë partneritet:

“Futbolli zë një vend të posaçëm në zemrat e njerëzve në Kosovë, andaj jemi të kënaqur të kontribuojmë në zhvillimin e tij. Partneriteti i vazhdueshëm me Federatën e Futbollit të Kosovës pasqyron përkushtimin e bankës për të fuqizuar këtë sport dhe sportistët e talentuar të cilët janë frymëzim për të gjithë ne”, tha Kovacic.

Ky partneritet shënon një angazhim të fortë të FFK-së dhe Raiffeisen Bank për të promovuar futbollin dhe zhvillimin e tij, por njëherësh paraqet edhe vizionin e përbashkët për një të ardhme më të mirë sportive në Kosovë si dhe për të nxitur pasionin tek të rinjtë për futbollin.

të fundit

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, ku foli gjerësisht…

5 minutes ago

Hoxha: Deklaratat e Vuçiqit për Radojçiçin tregojnë përfshirjen e Serbisë në Banjskë dhe duhet të shqetësojnë ndërkombëtarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur…

7 minutes ago

Real Madridi futet në bisedime për Alessandro Bastonin pas afrimit të Dumfries

Real Madrid ka nisur punën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, teksa Jose Mourinho po vazhdon…

12 minutes ago

Police Oversight Agency detains police officer in Tirana, suspected of using violence against his minor daughter

Drejtoria Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës…

27 minutes ago

Ministry of Health: 12 injured at QSUT after the accident on the Tirana-Durrës highway, 7 in serious condition

Ministria e Shëndetësisë jep detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës “Informacion mbi gjendjen e…

27 minutes ago

Inspectorate steps up price checks, 600 to 700 consumer basket items under analysis

Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në zinxhirët tregtarë, ku do të…

27 minutes ago