sport

Lewandowski tregon sekretin që fshihet mbrapa formës së mirë të Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka thënë se përmirësimi i rezultateve të Barcelonës së fundit ka ardhur si shkak i rritjes së intensitetit në stërvitje gjatë javëve të fundit, teksa blaugranasit kanë gjetur formën më të mirë të sezonit.

Fitorja e tyre ndaj Atletico Madridit ishte humbja e parë e sezonit për Diego Simeonen, dhe ata ishin ekipi i parë që kanë fituar në ‘Wanda Metropolitano’ në La Liga që prej se e bën këtë vitin e kaluar.

“A është ndeshja më e mirë e sezonit? Mund të jetë, nuk jam i sigurt, por gjëja më e rëndësishme është se ne luajtëm mirë që nga minuta e parë, e patëm ndeshjen në kontroll dhe tre gola në fushë, një ndeshje e mirë”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

Blaugranasit tani kanë mbi 400 minuta të zhvilluara në ligë pa pësuar gol, seria më e mirë e tyre këtë sezon dhe për herë të tretë në pesë ndeshjet e fundit, ata e përfunduan ndeshjen me një avantazh të rehatshëm.

“Mendoj se në dy, tri, katër javët e fundit ne kemi ndërruar pak stërvitjen, më shumë intensitet. Fizikisht, tani unë ndihem mirë, bashkëlojtarët e mi njësoj besoj. Ne duam të bëjmë një hap para. Kemi disa javë tani me pushimin me kombëtare”.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne nuk duam vetëm të fitojmë, por të luajmë më mirë”, përfundoi polaku.

Kjo ka bërë që njerëzit të nënkuptojnë se Barcelona nuk ka stërvitur fuqishëm deri më tani, megjithëse ata i ka përcjellur një fat i keq shkaku i lëndimeve të shumta këtë sezon. /Telegrafi/

të fundit

Putin ofron armëpushim në këmbim të Donbasit? Zelensky, ‘i prerë’: Asnjë lëshim territori

Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i…

2 minutes ago

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanalin me ujë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor…

27 minutes ago

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë…

58 minutes ago

Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin,…

1 hour ago

Oferta e Putin për ndalimin e ofensivës në Ukrainë, zbardhen kërkesat e Rusisë ndaj Zelenskyt

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në…

2 hours ago

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra të Skëndërbegasit, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

Problematike vijon të mbetet situata me zjarret në Gramsh. Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia…

2 hours ago