sport

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Raportet nga Arabia Saudite pretendojnë se Robert Lewandowski ka rënë dakord të bashkohet me ligën elitare saudite sapo kontrata e tij me Barcelonën të përfundojë në vitin 2026.

Sipas mediumit Al-Riyadiyah, sulmuesi polak e ka informuar agjencinë e tij për dëshirën e tij për të luajtur në Lindjen e Mesme.

Të lidhura

None found

“Nuk ka bisedime për momentin midis lojtarit dhe ligës saudite, por kjo do të ndodhë. Liga saudite do ta shohë atë të bashkohet me një nga klubet e tyre nga viti 2026”, ka thënë një zëdhënës i Gol International, agjencia që menaxhon Lewan.

Kjo nuk është hera e parë që Lewandowski është lidhur me një transferim në Arabinë Saudite, por deri më tani, ai dhe ekipi i tij kanë mohuar çdo interes.

Ata kanë këmbëngulur se përparësia e tij është të përfundojë kontratën e tij aktuale me Barcelonën, e cila skadon në verën e 2026 dhe bëhet e qartë se nuk ka plane për një rinovim përtej kësaj kontrate.

Ndryshe, fundi i sezonit të Lewandowskit u ndërpre nga një dëmtim dhe më vonë ai u tërhoq nga ndeshjet e Polonisë, duke përmendur lodhje mendore dhe fizike. Vendimi i tij çoi në tensione në Poloni dhe atij iu hoq shiriti i kapitenit.

të fundit

Liga e Parë rikthehet me ndeshje gjatë javës

Për skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, duket se nuk ka pushim pasi xhiro e radhës do…

5 minutes ago

Arrestohen edhe katër persona në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt

Ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Zekaj, janë ndaluar për 48 orë në lidhje me…

13 minutes ago

Komuna e Çairit reagon pas SMS-ve që pretendohet se ndalojnë flamujt kombëtarë në shkolla

Komuna e Çairit ka dalë me reagim, për siç thotë, SMS porosive që thuhet se kanë arritur në telefonat e…

15 minutes ago

Gashi: Kroacia vijon të mbështesë fuqishëm anëtarësimin tonë në BE

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, qëndron për vizitë zyrtare kthimi në…

15 minutes ago

Arabia Saudite synon të zgjerojë numrin e të huajve dhe të tronditë tregun evropian

Arabia Saudite mund të shkaktojë përsëri ndryshime të mëdha në tregun e futbollit. Klubet po përgatiten për një valë të…

16 minutes ago

Bayern Munich shqyrton rikthimin e bujshëm të Choupo-Motingut si zgjidhje të përkohshme për Kane

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Motingut në klub, raporton mediumi gjerman Sky.Sipas këtij raportimi, drejtuesit e…

16 minutes ago