sport

Lewandowski i bindur se Barcelona do të fitoj trofe këtë sezon

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë edicion, kur është eliminuar herët nga Copa del Rey.

Katalunasit kanë 10 pikë mbrapa liderit Real Madrid në La Liga gjë që e bën shumë të vështirë ta mbrojnë titullin e kampionit.

Megjithatë sulmuesi polak, Robert Lewandowski është i bindur se në fund të sezonit skuadra e tij do të fitoj diçka.

“Qetësi dhe besim. Jam i sigurt se do të fitojmë shumë ndeshje, dhe në fund të sezonit do të fitojmë diçka”, ka thënë Robert Lewandowski për mediat.

Kjo është një deklaratë vërtet e guximshme nga polaku duke pasur parasysh formën e Barçës . 10 pikë prapa Real Madridit në tabelën e kampionatit, me shumë skuadra sfiduese të mbetura në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi ky lloj besimi është duke u ngritur.

Është e rëndësishme që 35-vjeçari të rikuperojë formën e tij më të mirë në pjesën e fundit të sezonit. Siç qëndrojnë gjërat, sulmuesi po kalon një pjesë të dytë të sezonit më të mirë se e para, duke shënuar gjashtë gola në 10 ndeshjet e tij të fundit.

Tashmë javën e ardhshme, Barcelona do të përballet në udhëtim me Napolin në 1/16 e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

të fundit

Këmbimi valutor 2 Janar 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

17 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga…

24 minutes ago

Parashikimi i motit 2 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

45 minutes ago

Horoskopi 2 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…

8 hours ago

Moti i keq, Autoriteti Portual Vlorë ndalon lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit

Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…

9 hours ago

Venezuela liron 87 të burgosur politikë për shkak të natës së Vitit të Ri

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…

9 hours ago