Paris Saint Germain dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalen e garës më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
“Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona”.
“Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh sulmuesi polak.
PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në ‘Parc des Princes’ në datën 10 prill, derisa ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Kataluni.
Lewandowski po luan sezonin e dytë me Barcelonën, derisa këtë edicion në ka realizuar 19 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat.
E në rast se arrijnë ta eliminojnë PSG-në, atëherë Barcelona në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Borussia Dortmund.
Katalanasit nuk e kanë prekur finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2015, ku atë vit e kishin fituar këtë trofe sa ishte trajner Luis Enrique, aktualisht pjesë e PSG-së.
Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…
Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…
Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…
Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…
Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…