sport

Lëvizje të papritura, FSHF konfirmon largimin e dy lojtarëve nga Kombëtarja

Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar njoftimin ku tregon se dy lojtarë të Kombëtares janë larguar nga grumbullimi.

Bëhet fjalë për Feta Fetain dhe Samuele Sinën.

Të lidhura

None found

Simon Simoni, ndërkohë rikthehet pasi Etrit Berisha u pezullua. Luis Hasa, është sërish në dispozicion pasi la pas problemet shëndetësore.

Fetai dhe Sina i janë bashkuar Kombëtares U-21 për sfidën miqësore ndaj Ukrainës. Zgjedhja është disi e papritur duke pasur parasysh se ndaj San Marinos pritet të ketë sërish rotacion te Kombëtarja.

NJOFTIMI I FSHF

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, teksa lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë. Ndërsa lojtarët që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në ora 15:30 në Hungari.

Sakaq, edhe mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më datë 6 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund ti gjeni obline në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.

të fundit

Qindra derdhje nafte nga lufta SHBA-Iran, satelitët zbulojnë ndotjen në Gjirin Persik

Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shkakton pasoja të rënda jo vetëm në rajon, por edhe në mjedis.…

23 seconds ago

Fundjava nis me shi, por e diela rezervon surprizën! Ja çfarë pritet me motin

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet e vendit, me vranësira dhe reshje…

11 minutes ago

Bild” zbulon kërkesat e Rusisë: i gjithë Donbasi, gjysma e Moldavisë dhe dalja e Finlandës nga NATO

“Kërkesat brutale të Rusisë”. Ky është titulli i artikullit të përditshmes gjermane “Bild” ku raportohet se janë zbardhur disa nga…

18 minutes ago

Domestic violence in North Macedonia: 70 percent more cases reported, over 5,500 criminal offenses in five years

Numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje në Maqedoninë e Veriut është rritur për 70 për qind në…

25 minutes ago

Hoxhaj in Kurdistan for talks with ministers on defense, infrastructure and labor

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic…

25 minutes ago

Kosovo and Turkey discuss cooperation on water, dams and rivers

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı,…

25 minutes ago