Categories: sport

LETRA PUBLIKE: Buffon kujton pengun e madh me Juven, fjalë zemre për Parmën (FOTO LAJM)

Gianluigi Buffon, përmes faqeve të “La Gazzetta dello Sport” shkroi një letër të gjatë drejtuar qytetit të Parmës, Juventusit dhe të gjithë tifozëve të tij: “Më kujtohet rruga që më çoi në Parma. Unë e di rrugën e kthimit. Parma është si një shtëpi pushimi për mua, ku mund të zhytesh në pyll për orë të tëra duke imagjinuar jetën. Parma është albumi i kujtimeve, ai që ju shfletoni për të gjetur veten. Parma është miku që mbledh pasiguritë dhe frikën tuaj. Parma është nëna që të merr për dore dhe të ndihmon të kalosh rrugën.

Parma është dëshira për ta tepruar, liria për të bërë gabime, guximi për t’u rritur. Parma jemi të gjithë ne, sepse të gjithë kemi një Parma në zemrat tona. Në këto vite unë kam udhëtuar nëpër botë dhe madje jam ngjitur në çatinë e botës. Kam fituar shumë dhe ndonjëherë kam humbur. Por koha ime me fanellën verdhekaltër nuk ka mbaruar ende. Faqet që më kanë mbetur duhet të shkruhen të gjitha.

Më kujtohen tani emocionet nga hera e parë, miqtë për t’u përqafuar përsëri, fotot për t’i rishikuar; për të buzëqeshur dhe për t’u prekur. Parma, për herë të dytë, gjithashtu do të ketë aromën e sfidës, të pushtimit, të dëshirës për të fituar. Sepse kjo nuk shuhet kurrë tek ai ekip. Gjithmonë ka mbetur e njëjtë kjo dëshirë dhe për mua: qysh nga fusha poshtë shtëpisë, kur luaja me miqtë, deri në finalen e Kupës së Botës.

Parma është e kaluara dhe e ardhmja ime. PSG ishte një aventurë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme. Juventusi ishte dhurata më e mirë, që mund të kisha jetuar. Gjithë mirënjohjen që ndiej e kam arritur me këto duar, me këto dorashka; për ganellën bardhezi. Mbase nuk do të mjaftojë kurrë kaq, sepse do doja të kasha fituar edhe Champions-in. Sidoqoftë, kjo është jeta: të mësosh të shijosh atë që ke për të mos jetuar me keqardhje.

Dhe nuk jam penduar te Juventusi. Nuk e kam kursyer kurrë veten. Unë kurrë nuk jam tërhequr, kurrë nuk kam ndaluar së mbrojturi atë metaforë të ekzistencës, që quhet portë. Dhe tani është koha për ta treguar veten sërish. Parma më pret. Sepse disa dashuri nuk mbarojnë. Ato bëjnë kthesa të mëdha dhe ndonjëherë, vetëm për ata që besojnë në to, kthehen”.

të fundit

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES!

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet…

2 hours ago

Itali/ Zjarri i madh në Sardenja rrethon turistët

Sardenja po përjeton një tjetër ditë të vështirë, teksa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit, me situatën…

3 hours ago

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas…

4 hours ago

Zjarrvënësit rrezikojnë deri 20 vjet burg/ Policia: 6 në pranga, 6 në hetim për zjarrvënie në 72 orë

Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…

4 hours ago

RISHIKIMI I KODIT PENAL/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…

4 hours ago

Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera, Rama: Urime kampione!

Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…

4 hours ago