Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, iu drejtua aksionerëve të klubit, si çdo vit, duke shpjeguar arsyet pse beteja me UEFA-n do të vazhdojë.
Presidenti i klubit bianconero konfirmoi synimin e tij për të vazhduar betejën për krijimin e Superligës së bashku me Real Madridin dhe Barcelonën:
“Institucionet e futbollit, të cilat fillimisht ishin palë të treta të pavarura, janë bërë organizatorë, ndërmjetësues dhe shpërndarës të produktit të futbollit, dhe në fund marrësit dhe shpërndarësit e fitimeve”, shkruan Albeu.com, marrë nga AS.
Presidenti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e tërheqjes së vëmendjes së të rinjve: “është folur shumë për brezin e ri. Prandaj, sipas mumrit 1 ka tre vlera thelbësore për të vazhduar synimin e Superligës: “Kontrolli i shpenzimeve, i cili kontribuon në balancimin e garave; një angazhim për zhvillimin e talenteve për një koncept të ri të ‘meritokracisë’ (i cili nuk mund të bazohet vetëm në garat e brendshme për balancat gjeopolitike dhe tregtare që duhet të mbeten jashtë thelbit të sportit) “.
Megjithë momentin e vështirë, pandeminë dhe bilancin me 210 milionë humbje (rekord), Agnelli e sheh Juven të stërvitur “për t’u përballur me sfidat e së ardhmes”: “Mbështetja e familjes sime, për gati një shekull, është garancia më e mirë për të vazhduar duke zënë një rol udhëheqës në spektaklin e futbollit”. /albeu.com/
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…
Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…
Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…