sport

“Letonia luan si Serbia”, Mario Mitaj: E dimë se çfarë duhet të bëjmë, të shënojmë gola dhe të fitojmë

Një ndeshje mjaft delikate do të luajë Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë do të duelojnë ndaj Letonisë, sfidë që do të luhet në transfertë në orën 20:45 dhe që luhet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Në lidhje me këtë përballje ka folur Mario Mitaj. Mbrojtësi për “Supersport” ka theksuar se skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe se do të luajnë vetëm për 3 pikët.

“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër.

Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.

Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”, ka deklaruar mbrojtësi.

të fundit

Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…

5 hours ago

Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter!

Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në…

5 hours ago

“Më goditën në kokë”/ Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite…

5 hours ago

Mero Baze: SPAK, i frikësuar nga Berisha, nuk i prekin të birin/ “Partizani”, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!

Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me…

5 hours ago

Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë, më 1 gusht hyjnë në fuqi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…

5 hours ago

Italia mes vapës dhe motit të keq, përmbytje në Friuli-Venezia Giulia, alarmi vazhdon në 12 rajone

Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…

6 hours ago