Goditjet e fundit të PSG -së (Messi, Ramos, Wijnaldum, Donnarumma dhe Achraf Hakimi) kanë rritur entuziazmin në qiell pasi realisht është bërë një ekip ëndërrash … por tani gjiganti francez duhet të shesë dhe ka shumë probleme në këtë drejtim.
Leonardo, drejtori sportiv, është nën presion të madh pasi po bën blerje të mira por nuk është një shitës aq i mirë dhe te PSG është kthyer në një problem të vërtetë.
PSG duhet të shesë, por kë ose kujt? Kohët e fundit, vetëm Layvin Kurzawa dhe Thilo Kehrer zgjuan interesin e disa klubeve. Në rastin e gjermanit, klubi i vetëm që është interesuar për të ka qenë Bayer Leverkusen dhe sipas L’Equipe, oferta është tashmë në tryezë, që gjithsesi nuk i afrohet vlerës së mbrojtësit që është 20 milionë Euro.
Bilanci i shpenzimeve tejkalon shumë atë të të ardhurave, të cilat, për momentin, kanë arritur vetëm 7 milionë Euro nga shitja e Bakker tek Bayer Leverkusen. Shpenzimet e pagave u rritën, afër 300 milionë euro, me Messin, Neymar dhe Mbappe që kryesojnë listën e më të paguarve në skuadër: 40, 36 dhe 25 milionë Euro në vit, respektivisht.
Tani fjala e fundit te PSG është zbrazja e skuadrës dhe lista është tepër e gjatë.
L’Équipe kujton se disa lojtarë të transferueshëm nuk kanë marrë ende një propozim konkret dhe shumë lojtarë nuk po nxitojnë të largohen nga PSG siç janë rastet e Mauro Icardi, Gueye, Diallo, Sergio Rico, Rafinha dhe Ander Herrera.
Shitja e tyre mund të mbush arkën me të paktën 100 mln Euro por vështirë t’i pranojnë pasi pagat e tyre janë të “kripura”.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…
Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë "Rama 4"…
Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg…