Në PSG, ai nuk është në nivelin që ishte dhe ishte mësuar, megjithëse vitet po vijnë ngadalë për shumë nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Nuk munguan as spekulimet se ai do të largohej nga Parisi në fund të sezonit dhe në të njëjtën kohë u përfol se mund të rikthehej në shtëpi.
Megjithatë, kjo nuk është e mundur, ka bërë të ditur presidenti i Barçës, Joan Laporta.
-Klubi ka plane të tjera. Po ndërtojmë një ekip të ri, i cili sapo ka filluar të zhvillohet. Leo është Leo, futbollisti më i mirë në botë, por ne nuk po e shqyrtojmë mundësinë e rikthimit të tij, megjithëse nuk do të ishte një hap mbrapa. Në fund nuk kishim asnjë mesazh apo indikacion se Leo po planifikonte diçka të tillë”, tha Laporta.
Me ardhjen e Xavit në pankinë ka nisur Barcelona dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm kanë Pedri, Gavi dhe Ferran Torres si dhe Dembele, ndërsa pritet rikthimi i supertalentuarit, por i lënduar Anus Fati. /albeu.com/
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5…
Kristjan Asllani, duket se ka gjetur një klub të Serisë A që përmbush ambiciet që ka futbollisti. Por marrëveshja nuk…
Sot situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit, paraqitet më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja…
Mbrëmjen e djeshme, një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer në rrugën “Arben Hajdaraj”, në fshatin Shaptej të Deçanit.…
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrogozhinës, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Ballaj. Bëhet fjalë…
Ditën e sotme, liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” pritet të zhvillojnë një konferencë virtuale…