Askush nuk e besoi kur vetëm pak ditë më parë u përhap lajmi se Manchester United ishte interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Casemiro.
None found
Fillimisht lojtari dhe klubi nuk treguan asnjë interes ndaj saj, por shpejt situata ndryshoi. Si Reali dhe lojtari filluan ta mendonin seriozisht atë super ofertë dhe gjithçka ndodhi në afërsisht 3 ditë.
Sot “galaktikët” nuk kanë një nga “3musketjerët” e mesfushës, një mesfushë që fitoi gjithçka dhe do të mbahet mend si nga 3-shet më të mira në historinë e futbollit.
70 milionë euro (60+10) në arkat e “Los Blancos” nga shitja e 30-vjeçarit, i cili do të përfitojë 18 milionë euro pagë sezonale në “Old Trafford”, duke u bërë lojtari i katërt më i paguar në ishull pas Erling Haaland, Momo Salah dhe Cristiano Ronaldos.
“Real Madrid dhe Manchester United kanë arritur akordin në lidhje me transferimin e Casemiros. Real Madrid dëshiron të shprehë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë për Casemiron, një lojtar që tashmë është pjesë e legjendës së këtij klubi.
Reali është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i urojmë Casemiros dhe familjes fat në fazë të re të jetës”, lexohet në urimin e super kampionëve të Europës./albeu.com
Joao Felix ka tërhequr interes nga Napoli dhe Tottenham Hotspur përpara afatit të ardhshëm të transferimeve. Sulmuesi 27-vjeçar portugez dëshiron…
Real Madridi e ka vazhduar serinë e fitoreve këtë sezon, duke e çuar atë në 10 ndeshje radhazi, pas fitores…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën. Tabaku bëri të…
Këtë të mërkurë, në konferencë me gazetarët pas përjashtimin nga PS, deputetja Elisa Spiropali, i ka drejtuar një mesazh të…
Brukseli pret sot samitin e radhës mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do…
Ditën e sotme, deputetja Elisa Spiropali, ka kërkuar hapjen e garës për drejtimin e partisë pas 17 vitesh. Ajo sfidoi…