Barcelona po përballet me shumë dëmtime në këtë periudhë. Frankie De Jong dhe Pedri e mbyllën përpara kohë ndeshjen ndaj Bilbaos.
Ndërkohë, në sfidën e së premtes kundër Mallorcas, që katalanasit e fituan 1-0 falë eurogolit të Yamal, ishte radha e Raphinhas.
Sulmuesi brazilian u largua në minutën e 37′, duke u zëvendësuar me Fermin Lopez. Por, për fat të mirë, dëmtimi në kavilje nuk duket aq i rëndë sa u mendua.
Dhe 27-vjeçari latin pritet të jetë në dispozicion të Xavit për duelin e së martës në Champions League përballë Napolit.
Sfidë tepër e rëndësishme, pasi Barcelona kërkon me çdo kusht kualifikimin në çerekfinale (1-1 në “Diego Maradona”).
“Bëhet fjalë vetëm për një goditje, asgjë tjetër. Ma tha edhe vetë Raphinha se ka marrë vetëm një goditje. Do të jetë gati për Napolin“, theksoi Xavi.
Trajneri qetëson në këtë mënyrë tifozët katalanas. Si pasojë e mungesave, Raphinha u aktivizua në mesfushë në ndeshjen ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit.
Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt në fshatin turistik të Voskopojës, në qarkun e Korçës.…
Një aksident është regjistruar në rrugën “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Vlorës, ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur…
Një breshëri sulmesh ajrore, ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në mbarë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor…
Në një postim të mëvonshëm në rrjetet sociale, u shpreh forca e kryeqytetit britanik, u shpreh se; gjatë protestave të…
Mbrëmjen e djeshme, policia e Fierit, zhvilloi një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online,…