Categories: sport

Lehtësimi i kufizimeve për EURO 2020, shqetësohet OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me lehtësimin e kufizimeve në disa prej vendeve pritëse të EURO 2020.

Agjencia e OKB-së, e cila refuzoi të përmendte vendet, tha se “disa stadiume që organizojnë turneun aktualisht po rrisin numrin e tifozëve që lejohen për të parë një ndeshje”.

Të lidhura

None found

“Në disa prej qyteteve pritëse, rastet e COVID-19 kanë shënuar rritje ,”  tha për AFP në një deklaratë me shkrim Robb Butler, drejtori ekzekutiv i OBSH Europë.

Komentet vijnë ndërsa autoritetet britanike njoftuan të martën se më shumë se 60,000 tifozë do të lejohen në gjysmëfinale dhe finale të Kampionatit Europian në Stadiumin Wembley. Ndërkohë në marrëveshjen e  miratuar nga UEFA ishin planifikuar 40,000 tifozë fillimisht.

Në Danimarkë, janë zbuluar 29 raste për shkak të ndeshjeve të EURO 2020 që po zhvillohen në Kopenhagen, sipas një njoftimi nga autoritetet daneze.

OBSH ka bërë thirrje për të marrë masa në zonat ku infeksionet  janë  në rritje.

“Ne duhet të veprojmë shpejt duke rritur testimin gjurmimin e kontakteve dhe përshpejtimin e vaksinimit midis personave më të rrezikuar,” tha OKB.

të fundit

Reshjet e dëborës zbardhin Librazhdin, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Zgosht–Sebisht

LIBRAZHD – Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike…

17 minutes ago

VIDEO/ Protestuesi goditet me shkop gome, arma thyhet gjatë përplasjes me policinë në protestën e 28 Nëntorit

Pamje të tjera nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momente tensioni gjatë ndërhyrjes së forcave të Policisë ndaj…

26 minutes ago

Protests in Tirana/ Ervin Demo: Violence must be rejected, EU membership is the success of all Albanians

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

32 minutes ago

Fire breaks out at a vehicle repair shop in Fier; firefighters bring blaze under control

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si…

33 minutes ago

Tedi Blushi condemns the wounding of a 20-year-old at protest: Orgen Hajderi in intensive care after being hit in the head

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi,…

33 minutes ago

Protesta në Tiranë/ Ervin Demo: Dhuna duhet refuzuar, anëtarësimi në BE është sukses i të gjithë shqiptarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

35 minutes ago