Legjionarët kuqezi po kalojnë një moment shumë të mirë, teksa edhe gjatë javës që lamë pas, shumë prej tyre ishin vendimtarë në fushë me skuadrat ku aktivizohen.
2 gola dhe një rekord historik për Myrto Uzunin, i cili shkëlqeu në fitoren e Granadës 3-0 ndaj Racing Santander. Sulmuesi kuqezi u bë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit të Granadës, ndërsa këtë sezon numëron 11 gola në kampionat.
None found
Vendimtarë këtë fundjavë me klubet e tyre ishin edhe Mario Mitaj, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku.
Në Arabinë Saudite, Mario Mitaj dhuroi asistin vendimtar në fitoren e Al Ittihad ndaj Al Nassr. Futbollisti kuqezi shërbeu saktë për Bergwijn në fund të takimit dhe holandezi realizoi golin e dytë. Ndeshja u mbyll 2-1 për skuadrën e Al Ittihad.
Arbër Hoxha e nisi si titullar në ndeshjen Dinamo Zagreb – Slaven Belupo. Në minutën e 23-të, ai asistoi saktë për Kacavend, i cili zhbllokoi rezultatin. Në fund, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Mirlind Daku dha një asist në fitoren e Rubin Kazan në transfertën ndaj Dynamo Makhachkala 2-3. Sulmuesi kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Një tjetër lajm fantastik ishte rikthimi në fushë i dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Armando Broja dhe Medon Berisha. Futbollistët kanë lënë pas dëmtimet dhe morën disa minuta me ekipet e tyre.
Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Stiven Shpendi. Sulmuesi që aktivizohet me skuadrën e Carrarese në Serinë B italiane realizoi golin vendimtar në ndeshjen ndaj Palermos, në minutën e 77-të. Takimi përfundoi 1-0 për Carrarese.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Jon Mersinaj, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Feta Fetai, Qazim Laçi, Taulant Seferi, Keidi Bare, Rey Manaj dhe Anis Mehmeti, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Arbnor Muja.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…