Categories: sport

Legjendat e Realit fitojnë El Clasicon ndaj legjendave të Barcelonës (VIDEO)

Derbi më i madh botëror, El Clasico, ka ardhur në versionin e veteranëve dhe ka sjellë spektakël nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit përgjatë historisë.

Los Blancos u prezantuan me ikona, si Roberto Carlos,  Luis Figo e Alfonso Perez, teksa te katalanasit  luajtën Rivaldo, Javier Saviola, Deco e Ronaldinho.

Të lidhura

None found

Reali e fitoi me rezultat 3-2 këtë sfidë duke bërë një rikthim, pasi katalanasit  kishin krijuar të parët epërsi.

Ronaldinho dëshmoi se akoma nuk i ka humbur cilësitë, ndërsa ishte pikërisht braziliani që e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë.

Reali e barazoi rezultatin me golin e Pedro Munitis, i cili më pas asistoi te Alfonso Perez dhe ky i fundit i kaloi mbretërit në epërsi.

Jofre Mateu realizoi nga një kënd shumë i vështirë për t’i barazuar sërish shifrat e dy rivalëve të përbetuar.

Reagimi i Realit ishte i menjëhershëm dhe Ruben de la Red shënoi golin më të bukur të mbrëmjes për fitoren e Los Blancos.

të fundit

Partizani fiton në Laç, por Karoglan kërkon përmirësim: Bëjmë shumë gabime

Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë…

1 minute ago

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…

4 minutes ago

Honda përgatit për prodhim motorin V3 me kompresor elektrik

Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili…

5 minutes ago

Renault dhe John Cockerill po zhvillojnë automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh

Kompania franceze Renault, në bashkëpunim me kompaninë belge John Cockerill, po zhvillon një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh, i cili…

5 minutes ago

Manuel Neuer vendos rekord të ri te Bayern Munich në Bundesligë

Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEËA Arena…

7 minutes ago

Protestuesi: As 500 mln euro gjoba s’më trembin! Rama të japë llogari për milionat e vjedhura dhe të ikë!

Një protestues, në një prononcim për News24, deklaroi se nuk trembet as nga gjobat, as nga dhuna policore dhe as…

9 minutes ago