Elton Fikaj është talenti i ri kuqezi që po rritet në kampionatin grek. Mbrojtësi i majtë ka bërë debutimin e tij në futbollin profesionist. 18-vjeçari ka fituar shumë shpejt besimin e Fatih Terimit. Legjenda e futbollit turk u afrua vetëm pak kohë më parë në krye të pankinës së Panathinajkosit dhe menjëherë ka shquar cilësitë e Fikajt.
Pasi e grumbulloi me ekipin e parë, Terimi e aktivizoi në fushë në minutë ne fundit të kohës së rregullt lojtarin shkodran në ndeshjen e fundit kundër Panetolikosit. Fikaj bëhet kështu lojtari i 16 më i ri në historinë e klubit që debuton me ekipin e parë. Fatih Terimi po përgatit talentin shqiptar, që ka mundësinë të mësojë nga një ikonë e futbollit. /Sport Ekspres/
Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…
Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…
Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…
Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…