Legjenda e Man United,Rio Ferdinand ka folur mbi të ardhmen e yllit norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, i cili me shumë gjasa po luan sezonin e fundit te Borussia Dortmund.
Për super sulmuesin janë të interesuara shumë skuadra si, Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Liverpool apo Man City. Sipas Ferdinand, Haaland do të përshtatej shpejt te Liverpooli dhe do të krijonte një sulm të frikshëm me Mane dhe Salah, por ai mendon se do të jetë Manchester City që do të sigurojë shërbimet e tij.
None found
“Nëse do të ishte Liverpool, unë do të shkoja pas tij (Haaland) menjëherë. Nëse ai do të shkonte në Liverpool, do të ishte një treshe shkatërruese. Nuk mendoj se e kishte të vështirë të përshtatej. Jack Grealish ka shkuar te Manchester City dhe është një futbollist i mirë, të gjithë e duam, por është e vështirë për të që të përshtatet. Nuk jam i sigurt se Salah do të shënonte aq gola sa Haaland nëse do të ishte në skuadër. Është një projekt i jashtëzakonshëm, por mendoj se do të përfundojë në City,” është shprehur Ferdinand për BT Sport. /albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…