sport

Lecce njësoj si Leicester, trajneri tregon sekretin

Lecce është surpriza e madhe e këtij fillim-sezoni në Serinë A, teksa nuk ka humbur asnjë nga 5 ndeshjet e para dhe mban vendin e tretë me 11 pikë.

Shumë kanë filluar ta krahasojnë me Leicesterin, që fitoi në mënyrë surprizë titullin kampion në Angli, në 2016-ën, megjithatë nuk mendon kështu tekniku i puljezëve, Roberto D’Aversa.

“Krahasimi me Leicesterin nuk mund të ekzistojë, pasi kemi bërë vetëm një fillim të mirë të sezonit. Drejtori Sportiv, Corvino më këshilloi të vendos renditjen përmbys, që lojtarët të shohin se jemi të tretët nga fundi, pasi vetëm kështu mund të qëndrojmë me këmbë në tokë”, u shpreh D’Aversa.

Sfida e radhës e puljezëve do të jetë ajo ndaj Juventusit të martën në mbrëmje, teksa tekniku D’Aversa i trembet një reagimi të zemëruar të bardhezinjve, që vijnë pas një humbjeje me shumë gabime ndaj Sassuolos.

“I trembem më shumë faktit që Juventusi do të jetë i acaruar për atë humbje ndaj Sassuolos, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Dihen vlerat e kundërshtarit dhe na pret një sfidë e vështirë, për të cilën jemi përgatitur të përfaqësohemi denjësisht”, tha trajneri.

të fundit

Aksident zinxhir në aksin Lezhë-Milot, katër makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagoset një grua shtatzënë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete…

25 minutes ago

Turqia bastis zyrat TEMU në Stamboll

Zyra turke e platformës së tregtisë elektronike me seli në Kinë, Temu, u bastis nga ekipet e Autoritetit të Konkurrencës…

46 minutes ago

Kërcënimet e vazhdueshme për Groenlandën, Evropa i jep goditjen e parë Donald Trump: Pezullohet marrëveshja tregtare me SHBA

Parlamenti Evropian ka pezulluar zyrtarisht procesin e ratifikimit të marrëveshjes tregtare me SHBA-në, në shenjë proteste kundër kërcënimit të Donald…

1 hour ago

“Nuk fitohet duke vendosur gishtin te ata”, demokrati ja thotë në sy Berishës: S’shtyhet më me denoncime lart e poshtë, tregoni ç’do bëni ndryshe

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha mbajti sot një bashkëbisedim me qytetarët në njësinë nr.2 Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit një qytetar…

1 hour ago

Me lot në sy, Selin thyen heshtjen në Dhomën e Rrëfimit pas deklaratave të Rogertit

Pas tensioneve të shumta brenda shtëpisë, Selin ka folur për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, duke shpërthyer në…

1 hour ago

Aksident në aksin Lezhë-Ishull, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit dhe përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Ishull Lezhë. Mësohet se një mjet tip “Benz” ka humbur…

2 hours ago