Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj debateve politike të fundit, pasi ka refuzuar, sipas saj, përpjekjet për të vendosur emrat e deputetëve të LDK-së në të njëjtin rresht me deputetët e Listës Serbe.
None found
Partia e ka kritikuar këtë qasje si përpjekje për linçim publik dhe kërcënim politik, duke theksuar se veprimi i saj bazohet në parime dhe përgjegjësi institucionale.
Në deklaratën e saj, LDK-ja thekson se nuk i nënshtrohet shantazhit dhe as nuk pranon etikime, kërcënime ose masa të ngjashme për të ndikuar qëndrimin e saj.
Sipas LDK-së, qëndrimi i saj për shkak të bindjes se çdo iniciativë e ndjeshme duhet të ketë një efekt të qartë juridik, ndërsa zhvillimi i saj duhet të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.
Partia ka theksuar se nuk gënjen publikun me iniciativa që nuk arrijnë të prodhojnë rezultatin juridik të premtoar qytetarëve. Sipas saj, nuk krijon shpresa të kota dhe as përfiton nga dhimbja e njerëzve për qëllime politike.
Në reagim, LDK-ja ka përmendur edhe identitetin e saj politik dhe historik, duke u bërë referim trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, orientimit euroatlantik dhe veprimtarëve të saj të vrarë.
Familjet e këtyre veprimtarëve, sipas LDK-së, ende presin drejtësi. Partia thekson se askush nuk mund të kërkojë nga ajo të harrojë këtë pjesë të historisë kombimore, ashtu siç nuk mund ta detyrojë të heqë dorë nga kërkimi i drejtësisë.
LDK-ja e konsideron luftën e UÇK-së të shenjtë dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat si detyrim të patjetërsueshëm. Sipas saj, Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, shtetin dhe përgjegjësinë.
Në fund, partia i ka ftuar partitë politike dhe liderët e tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të ndalojnë gjuhën e linçimit.
LDK-ja thekson se mospërputhjet rreth rrugës që duhet ndjekur nuk i bëjnë palët armiq. Në opinionin e saj, Kosova ka nevojë për maturitet dhe bashkëpunim, ndërsa nxitja e urrejtjes mes tyre vetëm e dobëson vendosmërinë e përbashkët.
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, pritet të zhvillojë bisedime me futbollistët e tij të enjten, pasi skuadra do të…
Atletico Madridi dhe Juventusi janë ndër klubet që po monitorojnë situatën e sulmuesit të Arsenalit, Noni Madueke, pas fillimit të…
Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë…
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, dha detaje të reja për takimin Kurti-Hamza, duke akuzuar kryeministrin për kushtëzim të votave për…
Kombëtarja në stërvitjeShqipëria do të luajë nesër ndaj San Marinos, në kuadrin e Ligës së Kombeve, Liga C [...]Read More...
Asambleistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Vlora Mjekiqi Kabashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat…